Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së

17/03/2024 - 08:14
në Ekonomi, Lajme
A A
Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bizneset në vend kanë filluar t’i marrin punëtorë nga jashtë, shkak i mungesës së fuqisë punëtore. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Rafuna thotë se bizneset kanë nisur që t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali por që po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.

Rafuna thotë se këta punëtorë që vijnë nga këto shtete, po e shohin Kosovën si vend transit për të dalë në vendet më të zhvilluara.

“Kjo është një sfidë që është duke përcjell sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë sidomos ka qenë e theksuar dy vitet e fundit, si vite të plota 2022-2023 po 2021 nuk përjashtohet, kjo është një sfidë që e përcjell. Sfida më e madhe për momentin edhe kur e bëjmë analizat me anëtaret e Odes Ekonomike mungesë e fuqisë punëtorë na paraqitet si sfida më e madhe edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarre masa bizneset si më thënë me zbutë këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë ajo po paraqet kosto shtesë për bizneset po edhe importimi i fuqisë punëtore prej vendeve tjera sidomos prej Bangladeshit, Indisë, Nepal e kështu më radhë nuk po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, ata zakonisht po e shohin Kosovën si një vend transit dhe derisa ta gjejnë një mundësi tjetër për të dal në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna, teksa përmend edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës për punëtorë.

Rafuna ka kritika edhe në drejtim të institucioneve për mungesë veprimi për ndaljen e migrimit. Thotë se Qeveria duhet të hartojë një plan me i ndalë të rinjtë që të mos ikin nga Kosova.

“… kështu që kjo mbetet sfida më e madhe për sektorin privat, përkundër që kanë lëviz me kushte sa i përket pagës edhe kushteve tjera dhe për këtë jam shumë i lumtur a është idealja nuk është idealja, mirëpo prape këtu duhet më vu theksin tek institucionet e vendit por është edhe shumë e çuditshme e habitshme qysh nuk sjellët një strategji ose një plan i veprimit së paku qysh me u mundu me i ndal të rinjtë mos me dal jashtë dhe mu mundu me i kthye ata të cilët na kanë dal jashtë që me pa Kosovën si një mundësi ose me pa Kosovën që ka një të ardhme të mirë këtu”, deklaroi Rafuna. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Vritet një person në Podujevë

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
22/03/2026 - 21:03

Një person është vrarë mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës. Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “E konfirmoj...

Më shumëDetails

Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gjashtë muaj, të gjitha ekonomitë botërore do të vuajnë

Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gjashtë muaj, të gjitha ekonomitë botërore do të vuajnë
22/03/2026 - 20:27

Nëse lufta në Lindjen e Mesme zgjat më shumë se gjashtë muaj, ekonomitë në mbarë botën do të pësojnë "ndikime reale", tha të dielën kreu i gjigantit francez...

Më shumëDetails

Deputeti Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman: Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?

Deputeti Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman: Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?
22/03/2026 - 20:17

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, pas postimit të fundit në Facebook, këtë herë përmes rrjetit X. Behrami shkruan se drejtësia...

Më shumëDetails

Sadiku kritikon qeverinë: Po devijon vëmendjen nga dështimet me çmime dhe projekte

Sadiku kritikon qeverinë: Po devijon vëmendjen nga dështimet me çmime dhe projekte
22/03/2026 - 19:49

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër qeverinë për, sipas tij, mungesë të rezultateve konkrete dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit publik. Sadiku theksoi se...

Më shumëDetails

Cila është zgjidhja për çmimet e larta të naftës sipas Janina Ymerit?

Cila është zgjidhja për çmimet e larta të naftës sipas Janina Ymerit?
22/03/2026 - 19:42

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka paralajmëruar që çmimet e produkteve të importuara do të vazhdojnë së rrituri si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.“Me Lindjen e...

Më shumëDetails

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri
22/03/2026 - 19:30

Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e pushtetit lokal me Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    512 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    382 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë