Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme

07/07/2025 - 16:22
në Lajme
A A
Kryetari ‘i përjetshëm’ i LDK-së në Fushë Kosovë u bë strehë për bashkëfshatarët – këta janë personat që i rehatoi në pozita të rëndësishme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej më shumë se dy dekadash, Burim Berisha drejton pa ndërprerje Komunën e Fushë Kosovës si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka përkujdesur që njerëz të afërt me të, kryesisht nga vendlindja e tij, Sllatina e Madhe, të sistemohen në pozitat më të rëndësishme të administratës komunale. Nën drejtimin e tij ‘të përjetshëm’, komuna po përballet me akuza të rënda për punësime me lidhje familjare dhe klientelizëm.

Shumica e drejtuesve kryesorë në administratë, nënkryetari Besnik Osmani, drejtori i Kadastrit Ilir Hasani, drejtori i Infrastrukturës Bardhyl Koicici dhe ish-drejtoresha e Shëndetësisë Mimoza Shala, vijnë nga Sllatina e Madhe, vendlindja e kryetarit.

Ndërkohë, qytetarë të tjerë nga Fushë Kosova, me mbi 40 mijë banorë, mbeten jashtë çdo përfaqësimi në pozita drejtuese.

Në muajin mars, Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht se si kryetari “i përjetshëm” i Fushë Kosovës e rehatoi vëllai, e gruas së djalit, Donat Zharkun.

Zharku u emërua nga Berisha si drejtor i Inspeksionit, i njëjti po mbikëqyr projekte kapitale në komunë.

Lajmin për emërimin e tij e ka konfirmuar vet ai në prononcim për Insajderin.

Madje, Donat Zharku deklaronte se emërimi i tij në këtë pozitë nuk ka të bëjë me lidhjen familjare që ka me kryetarin e Fushë Kosovës.

“Pozita ime aktuale është rezultat i përvojës dhe angazhimit tim profesional ndër vite dhe në asnjë moment lidhjet familjare nuk kanë pasur ndikim në këtë proces. Po të ishte për shkak të lidhjeve familjare atëherë këtë pozite do ta merrja shumë më herët dhe jo tani”, shprehej ai.

Zharku dhe bashkëfshatarët e tij nuk janë të vetmit që ia panë hajrin Berishës.

Në Administratën e Komunës së Fushë Kosovës, Amir Bullatovci, mik i djalit të Berishës dhe ish-punonjës i ATK-së, është vendosur drejtor, ndërkohë që për emërimin e tij nuk ka asnjë informacion nëse është zhvilluar ndonjë procedurë transparente.

 

Mimoza Shala, e cila dha dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Shëndetësisë, vazhdon të jetë e pranishme në zyrat e komunës pa ndonjë sqarim publik për statusin apo rolin e saj aktual.

Gjithashtu, Parayll Zogiani, drejtor i Urbanizmit dhe djali i vëllait të një shoku të ngushtë të kryetarit, mban një nga pozitat më të rëndësishme në komunë, ndërsa lidhjet familjare ngrejnë dyshime për mënyrën e përzgjedhjes së tij.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Burim Berisha, Besnik Osmani dhe drejtuesit e përmendur, por deri në publikim, askush nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Theksojmë se Komuna e Fushë Kosovës drejtohet nga Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës për pesë mandate me radhë. Me 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale të radhës, por ende nuk është bërë e ditur nëse Berisha do të kandidojë përsëri në këtë garë.

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte
Kryesore

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte

07/07/2025 - 21:48
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Kryesore

Murati i reagon Përparim Ramës, insiston se Kuvendi po mbahet i bllokuar “nga opozita”

07/07/2025 - 21:38
Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit
Lajme

Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit

07/07/2025 - 21:00
Turqia nderon luftën e UÇK-së: Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit
Lajme

Turqia nderon luftën e UÇK-së: Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit

07/07/2025 - 20:38
Berisha për situatën në veri: Fotografitë e Policëve e të vrarëve s’është dashur të publikohen
Lajme

Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

07/07/2025 - 20:27
INTEREX shet produkte pa afat, qytetari: Bleva pije që i ka skaduar afati para 111 dite
Kryesore

INTEREX shet produkte pa afat, qytetari: Bleva pije që i ka skaduar afati para 111 dite

07/07/2025 - 20:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë