Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit

07/07/2025 - 21:00
në Lajme
A A
Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Imri Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook duke thënë se rruga nuk mbaron këtu.

Derisa ka konfirmuar kandidaturën e tij, ai ka thënë se ka ende shumë për të bërë në Lipjan.

“PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Një rrugëtim që s’është veç politik, por edhe rrugëtim i zemrës, sepse Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe e ëndrrave të mia. Bashkë kemi bërë shumë punë. E kemi ndryshuar pamjen e Lipjanit dhe të fshatrave tona, duke e kthyer komunën tonë në shembull për gjithë vendin”, shkruan Ahmeti.

“Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për të bërë. Ka projekte që presin të përfundojnë, rrugë që presin të hapen dhe vizione që duam t’i bëjmë realitet. Me mbështetjen tuaj, nuk mund ta lëmë në gjysmë besimin dhe punën që kemi nisur bashkë, për një Lipjan edhe më të mirë”, ka shkruar ai.

Ahmeti thekson se zgjedhjet e 12 tetorit janë mundësia për të vazhduar punët e mira, “për të mos e ndalur ritmin dhe për ta çuar Lipjanin edhe më përpara”.

“Dhe në këtë rrugë nuk jam vetëm. Çdo ditë, bashkë me ju, me shumë të rinj, profesionistë e qytetarë që po na bashkohen me ide dhe besim për Lipjanin, po e forcojmë këtë rrugëtim. Prandaj, PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Jo për pushtet, por për vazhdimësi. Jo për lavdi, por për punë e përkushtim. Ju ftoj të ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

Një rrugëtim që s’është veç politik, por edhe rrugëtim i zemrës, sepse Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe e ëndrrave të mia.

Bashkë kemi bërë shumë punë. E kemi ndryshuar pamjen e Lipjanit dhe të fshatrave tona, duke e kthyer komunën tonë në shembull për gjithë vendin.

Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për të bërë. Ka projekte që presin të përfundojnë, rrugë që presin të hapen dhe vizione që duam t’i bëjmë realitet.

Me mbështetjen tuaj, nuk mund ta lëmë në gjysmë besimin dhe punën që kemi nisur bashkë, për një Lipjan edhe më të mirë.

Zgjedhjet e 12 tetorit janë mundësia jonë për të vazhduar punët e mira, për të mos e ndalur ritmin dhe për ta çuar Lipjanin edhe më përpara.

Dhe në këtë rrugë nuk jam vetëm. Çdo ditë, bashkë me ju, me shumë të rinj, profesionistë e qytetarë që po na bashkohen me ide dhe besim për Lipjanin, po e forcojmë këtë rrugëtim.

Prandaj, PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
Jo për pushtet, por për vazhdimësi.
Jo për lavdi, por për punë e përkushtim.

Ju ftoj të ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam.
IA

JU REKOMANDOJMË

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
24/08/2026 - 21:32

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House në Prishtinë, katër vjet e...

Më shumëDetails

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
24/08/2026 - 21:02

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thnëë se zyrtarët shtetërorë pas sulmit në Banjaska kanë shkuar në Serbi.Ai ka thënë se mund të manipulojnë me fjalë, por e...

Më shumëDetails

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
24/08/2026 - 20:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata. Vendimi, i datës 22 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Krasniqi për propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Burrështetas, politikani më i madh i vendit

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
24/08/2026 - 19:51

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar që ish-presidenti Hashim Thaçi, të rikthehet në postin e shefit të vendit, të cilin e la kur mori rrugën për në Hagë. Në...

Më shumëDetails

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK
24/08/2026 - 19:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mustafa ka thënë se koha për të...

Më shumëDetails

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë
24/08/2026 - 19:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk ka pasur besim në këtë gjykatë, duke e cilësuar atë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë