Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nderuar sot kujtimin e 116 civilëve të pafajshëm të vrarë më 2 maj në Studime, një nga masakrat më të rënda të gjenocidit serb gjatë luftës në Kosovë.
Ai theksoi se është detyrë morale dhe institucionale që kjo tragjedi të dokumentohet, të njihet ndërkombëtarisht dhe që autorët të dalin para drejtësisë.
Në emër të Komunës dhe në emrin e tij personal, Idrizi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave.
Postimi i Ferit Idrizi:
Sot përulemi me nderim dhe dhimbje para kujtimit të viktimave të masakrës së 2 majit në Studime, një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë ditë të rëndë, forcat serbe pushkatuan mizorisht 116 civilë të pafajshëm nga Vushtrria. U pushkatuan e u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.
Lavdi e përjetshme të rënëve të Studimes. Drejtësi për viktimat!

