Kryeziu ka thënë se nëse s’do të ketë as nesër Parlament, atëherë do të ketë tri lloje të masave ndëshkuese, ku bëjnë pjesë shkarkimi, dorëheqja e revokimi.
Sipas tij, masa e tretë mund të hyjë në funksion për t’ua marrë mandatin.
“Shkarkimi, dorëheqja, revokimi. Masa e tretë, këta deputetë e kanë marrjen e mandateve. Nëse nuk e konstituojnë nesër Parlamentin, në bazë të këtij urdhri”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se deri dje deputetët e kanë rrezikuar Kosovën me mos konstituimin e Kuvendit dhe se nga dje e ditëve në vazhdim ata kanë nisur ta rrezikojnë veten e tyre, meqë sipas Kryeziut ata do të humbin mandatet.
Kryeziu thotë se kjo është edhe arsyeja pse shpreson që do të ketë një zgjidhje deri nesër.