Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: Presidentja ka legjitimitet për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

12/06/2025 - 18:42
në Lajme
A A
Kryeziu: Presidentja ka legjitimitet për të zgjidhur ngërçin në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur lidhur me ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku as për të 30-tën herë nuk u arrit që të konstituohet.

Ai ka thënë se ka zgjidhje të kësaj situate, por për këtë duhet të ketë vullnet të palëve, përkatësisht të subjekteve politike.

“I vetmi faktor që ka legjitimitet dhe legalitet të plotë është presidentja e Kosovës, e cila ka detyrë kushtetuese si faktor i unitetit të kombit që të bëjë përpjekje për ndërtimin e institucioneve… Këto raste që po ndodhin janë raste të paprecedent, të paqena më herët dhe për herë të parë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zgjidhja është te Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i 26 gushtit të vitit 2014, përkatësisht në pikën 124 të tij.

Kryeziu ka thënë se nuk ka nevojë që të krijohet një komision ose të vetohet se si të kalohet votimi, pra në mënyrë të fshehtë apo të hapur.

“Këto janë dy parime kushtetuese dhe në asnjërën nuk shkelet Kushtetuta, por parimi i votimit të fshehtë është më demokratik, duke pasur parasysh se mandati i deputetëve tanë është mandat i lirë, që do të thotë ata vendosin vetë dhe mendimi i tyre të jetë i lirë dhe sovran”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, kryesuesi i seancës mund të vendosë.

“Në njëfarë mënyre, kryesuesi është edhe kryetar i Parlamentit në detyrë, ose ta quajmë në këtë procedurë, dhe ai duhet vetëm të propozojë – sipas mendimit tim – të propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit dhe mënyrën e votimit, dhe të mos diskutojë më tej”, ka thënë ai në RTVDukagjini.

JU REKOMANDOJMË

Besarta Haskaj- Balaj nga asistente e Nagavcit në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë
Kryesore

Besarta Haskaj- Balaj nga asistente e Nagavcit në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë

13/06/2025 - 16:29
Ministri i Kurtit shpenzoi nga buxheti i shtetit mbi 112 mijë euro për punonjës që nuk u shfaqën në punë
Kryesore

Ministri i Kurtit shpenzoi nga buxheti i shtetit mbi 112 mijë euro për punonjës që nuk u shfaqën në punë

13/06/2025 - 15:57
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Kryesore

Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

13/06/2025 - 15:45
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për Iranin
Kryesore

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për Iranin

13/06/2025 - 15:36
Mediumi shqiptar: Kredi për krimin –   Banka Kombëtare Tregtare, mes lidhjeve të dyshimta me krimin dhe politikën
Lajme

Mediumi shqiptar: Kredi për krimin – Banka Kombëtare Tregtare, mes lidhjeve të dyshimta me krimin dhe politikën

13/06/2025 - 15:28
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Kryesore

Gjykata Speciale nënshkruan marrëveshje: Të dënuarit mund ta vuajnë burgun në Belgjikë

13/06/2025 - 15:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj

    “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shkëlqen nga luksi- Ja si duket suita që Peci pagoi 676 euro për tre natë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë