Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025 - 12:14
në Lajme
A A
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, ka akuzuar partitë tjera për bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka përsëritur qëndrimet e partisë së saj se partitë s’po e njohin “të drejtën ekskluzive” të Vetëvendosjes për të propozuar një kandidat të tyre për kryerparlamentar.

“Njësoj siç ndodhi para disa javësh, kur votohej raporti i komisionit për verifikimin e mandatëve – një proces që u bllokua për disa seanca me radhë – sot po ndodh e njëjta gjë. Atëherë, si edhe tani, janë të njëjtat parti që po vazhdojnë të bllokojnë konstituimin e Kuvendit. Ne, që nga fillimi, kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në procesin e votimit dhe vazhdojmë të jemi të tillë edhe sot. Ne do të votojmë për formimin e këtij komisioni, sepse besojmë se është shumë e rëndësishme të dalim nga kjo bllokadë dhe të ecim përpara me konstituimin e Kuvendit – fillimisht me hapin formal dhe më pas me procedurat e tjera të nevojshme”.

“Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi parë ndonjë reflektim nga partitë opozitare. Përkundrazi, ato vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim bllokues, duke refuzuar pjesëmarrjen në votim, edhe pse janë të vetëdijshme që ky proces nuk mund të ecë përpara pa pjesëmarrjen e tyre. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të qarta: deputetët duhet të marrin pjesë në këtë proces dhe të japin kontributin e tyre në konstituimin e Kuvendit. Prandaj, është shqetësuese që pikërisht deputetët e këtyre partive po zgjedhin të mos marrin pjesë në votim, duke kontribuar më tej në vazhdimin e kësaj bllokade”.

“Nuk e kuptojmë pse ne duhet t’i nënshtrohemi një procesi të tejzgjatur politik, në të cilin duhet të presim që të tjerët të vendosin se kush është fituesi i zgjedhjeve dhe pastaj të na japin të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kjo është një e drejtë ekskluzive e Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe nuk mund të funksionojmë nën kushtëzimet që po na vendosin partitë opozitare”.

Ajo përsëriti se “në të ardhmen, në procese të ngjashme, edhe partitë e tjera do të propozojnë kandidatë për pozitat udhëheqëse dhe ne mund të kemi dilemat tona ndaj atyre emrave – por nuk do t’i bllokojmë, sepse do t’i respektojmë si kandidatë të subjekteve të tyre politike.

“Kjo nuk është çështje emrash – nuk është problemi tek zonja Haxhiu apo ndonjë tjetër që mund të propozojë Vetëvendosje. Kjo është një arsye e krijuar për të mos e çuar përpara konstituimin e Kuvendit”.

Ajo tha se PDK po vazhdon të shtojë emra në listën që nuk do t’i votonin për kryerparlamentar.

“Realisht, nuk është problemi te zonja Haxhiu– problemi është se ata nuk po duan të ecin përpara me konstituimin e Kuvendit dhe me procedurat e tjera institucionale. Ata po vazhdojnë me të njëjtat justifikime për javë të tëra, në vend se ta votojnë propozimin dhe ta vendosin vendin në rrugën e funksionalitetit institucional”.

Kryeziu bëri me dije se nuk do të ndryshojnë në propozimin e tyre.

“Kemi vendosur brenda grupit tonë parlamentar që kandidatja për këtë post të jetë zonja Hajdari dhe presim që ky vendim të respektohet”.

“Gjithashtu, jemi ende në pritje të një opinioni nga Gjykata Kushtetuese për çështje shumë të rëndësishme, përfshirë edhe procesin e numërimit të votave të mërgatës. Mendojmë se është thelbësore të kemi qartësi kushtetuese për të gjitha këto procese, në mënyrë që vendi të ecë përpara me institucione funksionale dhe një Kuvend që punon për qytetarët”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Rasti Thaçi dhe të tjerët: Aprovohet pjesërisht kërkesa e Prokurorisë për t’i pranuar në prova disa dokumente për Zonën e Nerdorimes
Lajme

Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

16/07/2025 - 08:01
Arrestohet një M.I. për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë
Lajme

Arrestohet një M.I. për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

15/07/2025 - 23:28
Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Lajme

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve

15/07/2025 - 22:49
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Lajme

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15/07/2025 - 22:34
Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë