Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.
Dardanët në Prishtinë më 20 shkurt do të përballen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.
Federata e Basketbollit e Kosovës, ka njoftuar se sot fillon shitja e biletave për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit e cila luhet nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.
Biletat do të shiten te Neë Born nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 Euro, transmeton Klankosova.tv.
Dardanët kërkojnë përkrahjen nga tifozët për të fituar dy ndeshjet dhe për të vazhduar rrugën e kualifikimit në FIBA Kupën e Botës 2027.