Në natën e ndërrimit të motmoteve, kur thuajse të gjithë festojnë pranë familjeve e të dashurve të tyre, dikush tjetër punon.
Stafi mjekësor i Mitrovicës zakonisht qëndron në krye të detyrës, njejtë sikur sonte, në natën e fundit të vitit 2024.
Një ekip kujdestar në Spitalin e Mitrovicës ka kryer një intervenim urgjent edhe sonte,m, siç njofton kirurgu Erblin Ademi.
Postimi i kirurgut:
Kujdestaria e fundit e vitit 2024 në repartin e Kirurgjisë e përmbyllim me një rast sfidues emergjent në sallën operative.
Nga të gjithë ne, urime Viti i Ri 2025 duke ju uruar shëndet të mirë, gëzim dhe mbarësi në familjet tuaja.
Përkushtimi ynë për ju do të vazhdojë po me të njëjtin përkushtim edhe në vitin e ardhshëm.
GËZUARRR 🎉🥳