Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kupchan: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO!

28/06/2025 - 22:55
në Lajme
A A
Kupchan: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“NATO të mbyllë derën për Ukrainën në mënyrë që të përfundojë lufta më Rusinë”.

Kështu u shpreh në A2 CNN, Charles Kupchan ish-këshilltari i Barack Obamës, teksa kritikoi aleancën euroatlantike.

“Mendoj që ishte një gabim për NATO-n që të sillte Ukrainën si vend anëtar të vetin., e kuptoj përse rusët nuk janë të rehatshëm me anëtarësimin e Ukrainës dhe nëse do ishin pjesë e NATO-s do sillte kapacitet ushtarake shumë afër kufirit me Rusinë dhe e dimë nga historia që superfuqitë nuk janë rehat kur superfuqitë i afrohen kufijve të tyre. Do të ishte më mirë që kjo luftë të mbyllej nëse anëtarësimi i NATO-s nuk është pjesë e tavolinës së negociatave për Ukrainën dhe NATO duke mos e hapur derën për Ukrainë dhe kjo duhet çiftuar se bashku me SHBA që të furnizojnë Ukrainën me ndihmë ekonomike që ka nevojë për të ndalur ofensivën ruse. Trump i dha një mundësi për të ndalur luftën dhe ai nuk do të ndalet derisa Rusia të marrë territore te tjera. Që të mbyllet kjo luftë është e rëndësishme që të hiqet anëtarësia e Ukrainës. Nuk shoh perspektivë për të ardhmen”.

Sipas tij edhe administrata e presidentit Trump nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Askush nuk e di se ku do të ndalet procesi i zgjerimit të NATO-s, megjithëse administrata Trump ka thënë që nuk e mbështet integrimin e Ukrainës në NATO. Kjo nuk u ra dakord këtë javë në Hagë. Rutte tha se anëtarësimi i Ukrainës është i pakthyeshëm. Mendoj se mosmarrëveshjet në samitin e NATO-s nuk patën një gjuhë të përbashkët komunikimi”.

Por ish-këshilltari i Obamës parashikon se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera të Gadishullit të Ballkanit do të jetë shumë i shpejtë në NATO.

Sipas Kupchan vendet e Lindjes si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina do të mbeten një zonë gri mes Rusisë e NATO-s

“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës. Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”.

JU REKOMANDOJMË

Takimi mes liderëve të partive politike zgjati më shumë se dy orë por nuk solli ndryshime – Krejt çka ndodhi në takimin e sotëm
Kryesore

Takimi mes liderëve të partive politike zgjati më shumë se dy orë por nuk solli ndryshime – Krejt çka ndodhi në takimin e sotëm

28/06/2025 - 22:42
Izraeli: Kemi vrarë një nga themeluesit e Hamasit
Lajme

Izraeli: Kemi vrarë një nga themeluesit e Hamasit

28/06/2025 - 22:38
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Lajme

Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë

28/06/2025 - 22:36
Rama i shoqëruar nga Abdixhiku përuron tunelin e Kurrizit: Transformim i pjesës ikonike të Prishtinës
Lajme

Rama i shoqëruar nga Abdixhiku përuron tunelin e Kurrizit: Transformim i pjesës ikonike të Prishtinës

28/06/2025 - 22:32
Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Lajme

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar

28/06/2025 - 22:30
Bajrami: Murati po bën propagandë, i kanë marrë peng zyrat e institucioneve
Lajme

Bajrami: Murati po bën propagandë, i kanë marrë peng zyrat e institucioneve

28/06/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

    Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kurti e pëson keq në konferencë përballë gazetarëve, pyetja e “vështirë” i merr përgjigje në pak sekonda

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Amerika përgëzon Policinë e Kosovës për shpëtimin heroik të gruas që rrezikonte jetën në rrugën Vushtrri–Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë