Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur arsimi prodhon diploma, por e varfëron shtetin

13/01/2026 - 13:49
në Opinione
A A
Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Arianit Koci

Kosova renditet në fund të listës së vendeve pjesëmarrëse në testimin ndërkombëtar PISA*, në lexim, matematikë dhe shkencë. Mes rreth 80 vendeve të përfshira, ajo zë pozitat 74–77, varësisht prej fushës së testimit.

Sipas këtij testimi, pothuajse asnjë nxënës në Kosovë nuk arrin nivelet më të larta të performancës në lexim, matematikë dhe shkencë. Kjo reflektohet drejtpërdrejt në nivelin real të shkathtësive. Shfaqen vështirësi në zgjidhjen e problemeve më komplekse, në kuptimin e teksteve të gjata dhe në dallimin e faktit nga opinioni. Njohuritë shkencore mbesin teorike dhe rrallë zbatohen në situata praktike.

Këto mangësi nuk ndalen në bankat shkollore. Ato bëhen edhe më të dukshme në momentin kur të rinjtë dalin në tregun e punës. Një studim i OECD (2025) vlerëson se sistemi i dobët i arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe ai universitar, e vështirësojnë ndjeshëm kalimin nga shkolla në punë. Programet mësimore shpesh janë të vjetruara dhe të shkëputura nga realiteti ekonomik, ndërsa trajnimi praktik dhe mësimi përmes punës mbeten të kufizuara.

Nga ana tjetër, punëdhënësit nuk arrijnë të gjejnë punëtorë me shkathtësitë që u nevojiten për punë konkrete. Shumë të rinj punojnë në vende që nuk përputhen me arsimin e tyre, ndërsa të tjerë kanë diplomë, por jo shkathtësitë që kërkon vendi i punës. Në këtë mënyrë krijohet një kategori gjithnjë e më e gjerë njerëzish me arsim formal, por pa përgatitje reale për punë dhe jetë profesionale – analfabetizëm funksional i maskuar me diplomë.

Këto dy dukuri lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Arsimi prodhon profile që tregu i punës nuk i absorbon, ndërsa tregu, për shkak të kësaj mospërputhjeje, nuk arrin të shfrytëzojë potencialin njerëzor. Pasoja është humbje kohe, energjie dhe kapitali njerëzor. Në këtë mënyrë, arsimi i dobët nuk prodhon vetëm individë të papërgatitur, por një shtet që varfërohet gradualisht dhe dobësohet në kapacitetet e tij ekonomike dhe institucionale.

Pa ndërhyrje serioze në cilësinë e arsimit dhe në lidhjen e tij me ekonominë reale, ky cikël vazhdon. Diplomat shtohen, por shkathësitë mbeten të dobëta; punëtorë ka, por produktiviteti mungon. Kështu, hendeku mes shkollës dhe jetës reale jo vetëm që nuk mbyllet, por thellohet edhe më shumë.
⸻
Fusnota:

PISA (Programme for International Student Assessment) është testim ndërkombëtar i organizuar nga OECD, ku marrin pjesë rreth 80 vende dhe ekonomi. Në krye të renditjes zakonisht pozicionohen Singapori, Japonia dhe Estonia, ndërsa në fund renditen vende me performancë shumë të ulët arsimore, përfshirë Kosovën.
** OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) analizon politikat publike dhe zhvillimin ekonomik, përfshirë arsimin dhe tregun e punës; gjetjet e saj përdoren gjerësisht për hartimin e reformave afatgjata.

JU REKOMANDOJMË

Sfida e zgjedhjes së Presidentit

Sfida e zgjedhjes së Presidentit
03/03/2026 - 19:03

Shkruan: Halit Krasniqi Në këto pak orë që kanë mbetur për zgjedhjen e presidentit, nuk vërehet vullnet te asnjëri nga subjektet parlamentare për ta krijuar formulën e zgjidhjes....

Më shumëDetails

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari
24/02/2026 - 20:08

Shkruan: Mero Baze Albin Kurti po përpiqet të përdorë lavdinë e familjes Jashari në Kosovë për të hequr nga gara për president Vjosa Osmanin, duke kandiduar në mënyrë...

Më shumëDetails

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!
21/02/2026 - 13:52

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog Në sociologjinë e komunikimit politik, deklarata e Edi Rames, “Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror...

Më shumëDetails

Drejtësia Speciale

Drejtësia Speciale
19/02/2026 - 13:25

Armët nuk shkrepin vetvetiu. Ato shkrepen nga ata që kanë humbur shpresat. Shkruan: Oscar Arias Në fund të shekullit XX, në Kosovë shpërtheu një luftë e armatosur midis...

Më shumëDetails

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
31/01/2026 - 15:08

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA...

Më shumëDetails

Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/01/2026 - 11:02

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë