Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?

16/12/2025 - 21:28
në Pa kategori
A A
Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër komunat veriore për gjysmë mandati sa u drejtuan nga kryetarë të komunitetit shqiptar, nuk patën Komandantë të Policisë në atë rajon.

Kjo sepse të gjithë ata nga komuniteti serb dhanë dorëheqje duke kundërshtuar pikërisht qeverisjen lokale shqiptare.

Por tash, meqë Mitrovicën e Veriut, Zvecanin, Zubin Potikun e Leposaviqin e riktheu Lista Serbe, pritet që në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar në 2013-tën në mes Kosovës e Serbisë, të propozohet një komandant i Policisë nga komuniteti serb.

Një hap i tillë nuk ka nisur akoma por kur do që përfundon kjo procedurë, sipas zv.drejtorit të Policisë për rajonin e Veriut nuk do të ndryshoj gjendjen e këtij institucioni në atë zonë.

“Kush do që është komandant stacioni, ne e kemi largu edhe etninë edhe kur raportojmë rastet sepse janë shumë të parëndësishme për neve andaj kush do që është komandant ai e ka hierarkinë e vet, vertikale. Që dmth, drejtori rajonal i jep përgjegjësi, drejtorit të departamentit për operacione, Arbnesh Ajvazit, ai Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxhës dhe çdo hap që merret, zbatohet Ligji i Rep. së Kosovës”, ka thënë Veton Elshani.

Ndërsa ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nedzad Ugljanin beson që ky proces do të përfundoj në pranverën e 2026-tës.

Ai thotë se dorëheqja e ish-eprorëve serbë të Policisë ka ulur ndikimin e Beogradit në atë pjesë.

“Qetash janë rrethanat ndryshe sepse sic e dini ata njerëzit që kanë punu në strukturat policore e kanë braktisë punën dhe ata kanë qenë nën ndikim të Beogradit kurse tash janë gjeneratat e reja dhe nuk i kanë njerëzit adekuat nga territori i vet sepse edhe kur ka qenë konkursi, ka pas shantazhime e kërcënime”, ka thënë Ugljanin.

Më 19 prill 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nënshkruan marrëveshjen për normalizim raportesh, e një ndër pikat parashihte edhe zgjedhjen e eprorëve të policisë në veri, sipas së cilës komandanti i këtij rajoni është serb, që nominohet nga MPB, prej një liste që e dërgojnë kryetarët e katër komunave veriore.

JU REKOMANDOJMË

SPAK: Qeveria është vonuar me rritjen e pagës minimale, 350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022
Lajme

Mbitërheqjet bankare në Kosovë arrijnë rekordin prej 655 milionë eurosh

01/02/2026 - 21:22
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Kryesore

REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

01/02/2026 - 11:49
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim
Lajme

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar

01/02/2026 - 08:13
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja
Kryesore

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

01/02/2026 - 08:02
“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?
Pa kategori

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

31/01/2026 - 15:17
Ramadani: Kosova s’është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, patrullimet të shtohen në kufi
Kryesore

Ramadani: Gatishmëria e FSK-së për kontribut në Gaza, sjellje serioze e shtetit tonë

30/01/2026 - 14:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ky është i dënuari që i dha fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë