Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurthet që po e pengojnë Marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë

23/11/2022 - 15:36
në Opinione
A A
Kurthet që po e pengojnë Marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurthi i parë, sepse, nuk kishte as edhe një bazë e mundësi të vetme të instalimit pragmatik të modelit të”bashkëjetesës së multietnicitetit” (që ishte inskenuar e imponuar artificialisht!) dhe amputimit të Zajednices monoetnike! Serbia, deri më tani ka “lozur” me këto dy “karta” kurthëruese! Tani ka ardhur koha kur duhet të zgjedhë ose Asociacion (pa superprivilegje e superdiskriminim pozitiv) ose, superprivilegje e superdiskriminim (pa Asociacion)(!?);

Kurthi i dytë, ka të bëjë me pretendimin e saj politik të manipulimit të pakicës serbe në Kosovë. Ajo gjatë gjithë periudhës së pasluftës arriti që pakicën demografike prej 3%-sh ta viktimizoj në sy të Washingtonit dhe të Brukselit. Ndërkaq, si imperativ e kishte synimin që (fillimisht)të uzurpoj e më vonë edhe ta kontrolloj 25%-ishin e gjeografisë së Kosovës(!?);

Kurthi i tretë, ka të bëjë ekskluzivisht me pamundësinë e ambientimit dhe të koegzistencēs në “hapësira” të njëjta gjeopolitike e ambiente sociale, paradigma e modelit të superdiskriminimit pozitiv me atë të superdiskriminimit negativ (?!);

Kurthi i katërtë, bëri që të “kujdestarojnë” online si strukturat paralele ashtu edhe ato lojale serbe, ndaj proceseve dhe zhvillimeve që kishin tē bënin me sovranitetin e për të vazhduar pastaj me “infrastrukturën” ligjore dhe manifestimin e pabarazisë para ligjit e Kushtetutës. Këto struktura që faktikisht, u etabluan qëllimisht në shumicën e pikave neuralgjike (mjeshtërisht; të FSK-s, Policisë, Gjyqësisë, por, jo edhe Shëndetësisë e Arsimit!?) të demokracisë, u dëshmua (sidomos pas braktisjes) që e kanë shumë problem të pranojnë dhe tē”mirëmbahen”, si kontribuuese ekuivalente të procesit të shtetndërtimit të Kosovës(!?)

Kurthi i pestë, ku vlerave evropiane (që i kultivonim me afsh 95%-i shqiptarë) padrejtësisht u jepej “pesha” e njëjtë “specifike”, me minoritarët e frustruar dhe tejet tē privilegjuar serb!? Anipse, këto vlera kishin si imperativ të vetëm; kacafytjen (madje edhe) publike dhe “fyt për fyt” me vlerat dhe modelet e sjelljes dhe qeverisjes autokrate proruse (sjelljet e pakicës së 3%-it serb)(?!);

Kurthi i gjashtë, ku superprivilegjet dhe superdiskriminimi pozitiv i pakicës serbe kosovare, nuk u “konsumuan” si të drejta dhe privilegje që garantonin prosperitet dhe zhvillim vetanak, por, u shndërruan në armë të fuqishme për autokratin Aleksandër Vuçiq, për ta komprometuar (përmes Lista “Srpska“), shantazhuar (përmes 10 vendeve të garantuara në Parlament) dhe për ta zgjeruar territorialisht ndikimin (përmes; 700 ha me tapi në pronësi të Kishës Ortodokse, de facto dhe de jure pronarit më të madh në Kosovë, privilegj ky që as ne kohen e Car Dushani s’ ekzistonte!) serb edhe në sferat tjera të jetës. Model, ky që ishte tërësisht antipod i sjelljeve që e bënte Serbia, me shqiptarët e Luginës(?!);

Kurthi shtatë, një model i stërvitur i komunikimit ndëretnik, ku dështuan të bashkërenditen dhe të bashkëjetojnë; të drejtat shtesë për 3% të minoritarëve serb, me insistimin për një Asociacion me kompetenca ekzekutive (lexo;aneksim apo ndarje “paqësore”!?), ku Serbia e synon 25% të territorit Kosovës. Ngase, nuk ka kurrfarë kuptimi “bashkëjetesa” midis superdiskriminimit që “prodhoj” superprivilegje, dhe Asociacionit që shpresohet të “prodhoj” një “Republika Srpska të Kosovës(?!);

Tani, nëse shtrohet çështja se si Kosova mund të dal nga këto dhe kurthe tjera perfide që i lançoj e i “promovoj” Serbia, jo vetëm gjatë këtyre tri dekadave të fundit, por, edhe gjatë gjithë historisë dhe përvojave të hidhura shekullore ndaj shqiptarêve, mendoj se na duhen “dioptri” e kundërpërgjigje më të sofistikuara dhe më të avancuara. Ndër këto opsione, mendoj që janë tri kundërpërgjigje të rekomandueshme;

1. Kundërpërgjigjja realiste. Ithtarët e këtij këndvështrimi perspektiven e shmangëjes së kurtheve serbe, e shohin dhe e projektojnë ekskluzivisht përmes mundësisë së kompromiseve të dhimbshme, që duhet t’i bëjnë si ata të palës serbe (oferta në këmbim; ulësja për Kosovën në OKB) poashtu, edhe ata të pales kosovare (oferta në këmbim; anëtarësimi i Serbisë në BE-ne plus Asociacioni për pakicën serbe kosovare). Themi realiste, edhe për shkakun se; rrethanat e krijuara (disa thonë favorizuese për Kosovën) pas invazionit rus në Ukrainë, mundësuan revidimin e qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit (pak a shumë!) lidhur me sintagmën e (“njohjes reciproke”) supozuar se definitivisht përveç relaksimit midis dy kombeve kryesore në Ballkan, presupozon edhe një Marrëveshje historike…

2. Kundërpërgjigjja optimiste, që përfundimin e kurtheve serbe e identifikon jo vetëm me fitoren e Kosovës, por edhe me fundin politik të Projektit serb mbi Kosovën dhe vetë Presidentit autokrat serb Aleksandër Vuçiqit dhe klikës së tij. Në të njëjtin kontekst, Sipas këtij këndvështrimi, Serbia jo vetëm që do duhej të ndaloj interesimin e saj për thurur kurthe e shantazhe të mëtejme, por edhe të ta njohë sa më parë, dhe sa më shpejt jo vetëm shtetësinë e Kosovës, po edhe rolin e shqiptarëve në rajon. Pra, thënë më thjesht; optimizmi reflektohet edhe përmes demonstrimit të rolit dhe faktorizimit sistematik të shqiptarëve në Ballkan.

3. Kundërpërgjigjja skepticiste, ështē grupimi apo kampi i tretë që supozon dhe garanton se ka zgjidhjen për t’i përmbyllë kurthet serbe. Por, metodologjia përkitazi me zgjidhjen, nuk adresohet vetëm përmes realizimit rrethanave që i prodhon dhe menaxhon tendenca e globalizimit. Projekt, ky që projektohet përmes arkitekturës së BE-ne. Dyshimi qëndron vetëm tek natyra e globalizimit që me invazionin rus në Ukrainë, po pëson jo vetëm “trauma” sociale, politike, ekonomike, por edhe sosh kulturore e madje edhe sosh ushtarake…

(P.S. Janë ca të gjetura këto… që Shoqata e Sociologëve të Kosovës (përmes një studimi) ka arritur t’i identifikoj si të tilla. Ndërkaq, ekspertëve qeveritar dhe atyre opozitar u mbetet t’i elaborojnë më tutje këto kurthe shumë perfide e tejet djallëzore, të Serbisë)

Serbia, edhe më tej vazhdon të mashtrojë përveç shqiptarëve edhe Washingtonin e edhe Brukselin.Tani, ka ardhur koha, kur duhet t’i dekonstruktojmë gjitha këto dinakëri, mashtrime e kurthe morbide ortodokse, që rënduan jo me vite po me dekada të tëra, mbi supet, mentalitetin, etnopsikologjinë dhe kulturën shqiptare të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë