Albin Kurti i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka pasur akuza tejet të rënda ndaj partive ish-opozitare duke u përshkruar “sinkronizimin”, përkatësisht bashkëveprim, me Listën Serbe.
“Kjo opozitë po e pengon të drejtën e mërgatës për të votuar, dhe këtë po e bën fatkeqësisht në sinkron me Listën Serbe. Përputhja me Listën Serbe është e frikshme.
Jo veç në Kuvend, e kundër meje e Glaukut, veç vëreni me kujdes, këta nuk votojnë kundër Listës Sebre, veç abstenojnë. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, dhe nevojitet syçelësi”, tha Albin Kurti.












