Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bujqësia në vend po zhvillohet drejt një modeli më modern dhe më konkurrues, falë investimeve, planifikimit afatgjatë dhe mbështetjes institucionale.
Gjatë një aktiviteti në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, Kurti tha se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave afër 72 mijë hektarë me grurë.
Ai bëri të ditur se, bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike, priten rendimente mesatare prej katër deri në pesë tonë për hektar, ndërsa procesi i korrjeve pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose në fillim të gushtit në rast të reshjeve.












