Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti dëshiron t’i ikë formimit të Qeverisë”/ Analistët: Me Albulena Haxhiun kandidate, s’mund të priten rezultate të reja

22/04/2025 - 20:40
në Kryesore, Lajme
A A
“Kurti dëshiron t’i ikë formimit të Qeverisë”/ Analistët: Me Albulena Haxhiun kandidate, s’mund të priten rezultate të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albulena Haxhiu është emri i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, që duket se nuk do ta ndërrojnë, pavarësisht dy dështimeve për t’u zgjedhur.

Se ajo do të jetë e propozuar edhe në seancën e nesërme e konfirmoi për Gazeta Blic edhe deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci.

“Presim që opozita të reflektojë dhe të votohet kandidati ynë i propozuar ditë më parë për Kryetar të Kuvendit”, tha Bajqinovci.

Ndërsa, nga partitë tjera LDK, PDK e AAK janë shprehur se nuk kanë ndryshuar qëndrim lidhur me mos votimin e Haxhiut për kryekuvendare.

Por, çka mund të pritet nga seanca e nesërme, tentativa e pestë për konstituim të Kuvendit?

Lidhur me këtë, ish diplomati Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se VV nuk dëshiron ta ndërrojë kandidatin, pasi nuk i ka numrat për formim të Qeverisë.

Sipas tij, Kurti dëshiron t’i ikë 15 ditëshit për formim të qeverisë.

“LVV nuk e ka ndërmend ta ndërrojë kandidatin sepse nuk duket se i ka numrat për formim të Qeverisë. Duke e mbajtur kuvendin e bllokuar, Kurti po i ikë 15 ditëshit kur duhet të krijojë qeverinë e në ndërkohë po përpiqet që tërësisht në kurriz të shtetit dhe qytetarëve të detyrojë deputetët e ish opozitës të votojnë kundër bindjeve të tyre”, theksoi ai.

Arifi potencon se ish opozita u tregua e hapur që të bisedojë me VV-në për një kandidat më të pranueshëm.

“Ish opozita u tregua e hapur që të bisedojë me VV-në dhe konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese të gjejnë kandidat të pranueshëm por si duket VV insiston që qëllimet e saj kadrovike t’i realizojë me votën e deputetëve tjerë kundër vullnetit të tyre politik”, deklaroi Avni Arifi.

Ndërsa, analistja politike, Magbule Shkodra, për Gazeta Blic thotë se nëse Haxhiu është sërish kandidate, s’mund të priten rezultate të reja me të njëjtat rrethana.

“LVV pasi që ka deklaruar se Albulena Haxhiu do të jetë përsëri kandidate për kryetare të Kuvendit dhe nëse VV s’ka arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë deputet apo parti të Kuvendit, shumë e thjeshtë, të provohet me të njëjtën mënyrë me të njëjtat rrethana, nuk mund të priten rezultate të reja përpos ndërprerje të seancës. Shpresoj që nesër z.Dehari t’i respektojë rregullat që të mos e ndërpresë seancën por ta hedh propozimin në votim dhe të dihet se sa vota janë. Pra, kjo është gjendja për momentin dhe përderisa VV nuk bën ndonjë marrëveshje me ndonjë deputet apo parti në parlament dhe nëse nuk e ndryshon kandidaten dhe të bëjë propozim të ri në vend të saj”, ka theksuar ajo.

Shkodra e ka përshëndetur propozimin e AAK-së për dy emra të tjerë të mundshëm që do t’i votonte, për çka thotë se VV duhet të diskutojë për një emër më të pranueshëm.

“Është për t’u përshëndetur që AAK ka bërë dy propozime, dy emra për të cilët ka shprehur mbështetje dhe nëse VV dëshiron ta zhbllokojë Kuvendin duhet t’i marrë parasysh propozimet apo të propozojë kandidat tjetër që është më i pranueshëm dhe do të mund të votohej, në mënyrë që të zhbllokohet situata e konstituimit të Kuvendit”, ka vlerësuar analistja.

Se sa mund të zgjasë bllokada dhe si duhet vepruar, Shkodra thotë se partitë mund t’i drejtohen presidentes dhe ajo Gjykatës Kushtetuese, për shkak të situatës së bllokimit të formimit të institucioneve.

“Nuk e di edhe sa mund të zgjasë por po besoj që nuk do të mund të zgjasë edhe shumë dhe besoj që përfaqësuesit e partive politike të takojnë presidenten, ta njoftojnë për së afërmi për situatën dhe shpresoj që presidentja të ketë mundësi të formulojë një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese duke e bërë qëllimin kryesor të kërkesës së kemi bllokadë në krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, prandaj nevojitet ndihma e Gjykatës Kushtetuese. Këtë po e them sepse në të kaluarën ka një vendim ku Gjykata Kushtetuese thotë se nuk do të përzihet në procedurat e brendshme të Kuvendit, si kjo situatë që kemi por dallimi këtu është se janë bllokuar të gjitha institucionet e Kosovës, është bllokuar krijimi i Kuvendit të Kosovës dhe më tutje nuk ka mundësi të vazhdohet edhe në krijimin e qeverisë”, ka deklaruar Magbule Shkodra

JU REKOMANDOJMË

Mblidhet Qeveria – ka edhe seancë të jashtëzakonshme

Mblidhet Qeveria – ka edhe seancë të jashtëzakonshme
03/04/2026 - 08:24

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg sot në mbledhjen e planifikuar...

Më shumëDetails

Qeveria shkel vendimin e saj, ndan pagë të 13-të për ish-deputetët

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
03/04/2026 - 08:11

Ndarja e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik ka ngjallur reagime të shumta. Ekzekutivi është kritikuar se ka lënë jashtë sektorin privat, e po ashtu...

Më shumëDetails

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi
02/04/2026 - 22:32

Gazetari Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait
02/04/2026 - 22:26

Endriti, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi i ka shkuar për vizitë kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.Ai ka falënderuar të parin e kryeqytetit për mbështetjen e vlerave të luftës...

Më shumëDetails

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin
02/04/2026 - 22:00

Viktor Buzhala, i cili sapo ka njoftuar largimin e tij nga partia “Guxo”, ka treguar arsyet e krisjes së raporteve me kryetarin e këtij subjekti, Faton Peci. Ai...

Më shumëDetails

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë