Sipas tij, Kurti dëshiron ta zgjedh një kandidat që nuk e sfidon politikisht në të ardhmen.
Rrahmani, ka thënë se Kurti me deklaratën e djeshme pas takimit me Abdixhikun, e ka eliminuara Vjosa Osmanin si emër i mundshëm për rikandidim për presidente.
“Pres që të ketë zgjidhje për presidentin, meqë s’ka gatishmëri të Albin Kurtit me shku në zgjedhje, sidomos pas takimit të djeshëm me liderin e LDK-së ku e eliminoi Vjosa Osmanin si kandidate për presidente”.
“Do ta gjej një alternativë për ta zgjedhur një president që nuk do ta sfidonte në të ardhmen”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.
Sipas Rrahmanit, Kurti s’ka guxim të shkojë më në zgjedhje të reja, meqë s’mund ta arrijë rezultatin e dhjetorit.
“Kurti s’dëshiron dhe s’ka guxim të shkojë në zgjedhje”, ka shtuar ai.














