Përgjatë ditës së djeshme është shënuar përvjetori i tetë i subjektit politik Alternativa, i cili udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila. Albin Kurti, udhëheqësi i koalicionit me partinë në fjalë, e ka ekzagjeruar kur ka folur për bashkëpunimin katër-vjeçar me Kusari-Lilën.
Në një komunikatë të lëshuar nga Alternativa, citohet Kurti të ketë vlerësuar lart kreun e këtij subjekti politik. Të ketë thënë se bashkëpunimi i tij me Kusari-Lilën mund të futet në manualet e shkencave politike.
“Mimoza këto katër vite ju drejtoi ju por na drejtoi edhe ne si kryetare e Grupit Parlamentar. Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet”, citohet të ketë thënë Kurti pos tjerash.
Kurti ka thënë pos tjerash edhe se me “plot dinamikë” e ka drejtuar grupin parlamentar.
Në këtë ceremoni të Alternativës present ka qenë edhe Faton Peci, bashkëkryetari i ‘Listës Guxo’.