Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz në zgjedhjen e tij si kancelar i ri i Gjermanisë.
Merz u zgjodh sot me shumicë votash, teksa Kurti thotë se mezi pret bashkëpunimin.
“Urimet më të ngrohta për Friedrich Merz për marrjen e mandatit. Shtetet tona janë të lidhura thellë mbi vlerat e ndara dhe vizionin e përbashkët për Evropën. Mezi pres të bashkëpunojmë”, shkroi Kurti.
Merzin e uroi edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, vazhdimi i udhëheqjes së Gjermanisë është më jetësor se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, shkroi presidentja.