Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti foli për tentime “shteruese” për qeverinë e re, Limaj për 10 minuta takim në 2 muaj, ditën e votimit

29/10/2025 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti foli për tentime “shteruese” për qeverinë e re, Limaj për 10 minuta takim në 2 muaj, ditën e votimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi dështoi të dielën ta krijojë një shumicë të re parlamentare që do ta zgjidhte qeverinë e re, Albin Kurti të nesërmen foli me keqardhje për mossuksesin e tentimeve të tij të “disahershme” dhe “shteruese”. Me Nismën tha se ishin “në kontakt të vazhdueshëm”. Por sipas Fatmir Limajt, në dy muaj, ata u takuan vetëm një herë, për dhjetë minuta. Edhe atë të dielën, pas kohës kur duhej të niste seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re.

Gazeta Express

“Për respekt të dëgjova. Unë s’jam i interesuar të vazhdoj me këtë. Nuk mund ta votoj këtë qeveri. Nuk e keni votën time”. Kështu Fatmir Limaj thotë se i tha Albin Kurtit të dielën e 26 tetorit, në një takim 10-minutësh në Kuvend pak para se ky i fundit ta mbante ekspozenë dhe ta prezantonte kabinetin qeveritar.

Qeveria e propozuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi të zgjidhej, duke mos marrë më shumë sesa 56 vota. Ishte hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që një përbërje qeveritare dështon të zgjidhet pas propozimit në Kuvend nga i mandatuari për kryeministër.

Kurti mungonte në sallën kryesore të Kuvendit të dielën dhe nuk shkoi aty deri mbi një orë nga koha kur ajo duhej të niste. Deri pas orës 11:00, aty nuk shkuan as kryeparlamentari Dimal Basha – i cili duhej ta hapte seancën – dhe as nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Limaj, i cili shkoi në sallën kryesore të Kuvendit pak pas orës 10:00, pas pak doli prej aty. Siç tregoi mbrëmë, ai, “në hapësirat e Parlamentit” kishte pasur një takim 10-minutësh me Kurtin, i cili nuk ndryshoi asgjë.

Kreu i LVV-së e fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate për moszgjidhjen e qeverisë së re, ndërsa tha se tentimet e tij për krijimin e një shumice parlamentare ishin të “disahershme” dhe “shteruese”.

“Dje Kuvendi, siç e pamë, nuk arriti të zgjedhë qeveri të re, përkundër tentimeve të disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur dhe të sinqertë, përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjë nga partitë parlamentare të cilave u kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar që duhej të kishte një koalicion qeverisës”, tha ai të hënën në një konferencë për media.

Por prej 26 gushtit, kur Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit, e deri të dielën, Limaj tha se “asnjëherë as s’kemi folur, as s’jemi takuar” me Kurtin. Ai ka thënë së fundmi se s’bën marrëveshje me LVV-në me Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.

Në takimin e fundit, Limaj tha se Kurti e ftoi për t’i treguar se po e hiqte Bashën nga pozita e kryeparlamentarit për ta përfshirë në qeveri.

“Ishte edhe një përpjekje mos kemi ndryshuar qëndrim apo jo. ‘A keni ndryshu qëndrim me e votu qeverinë?’. Thashë jo”, tha Limaj mbrëmë në Rubikon në Klan Kosova.

Ai citoi disa fjalë nga ai takim.

“Ma dha informatën… ‘E di që e ke pasë vështirë për Dimalin. Po e largojmë Dimalin nga kryetari i Kuvendit dhe po e çoj ministër’. Ia nisa me qesh”.

Tha se aty Kurti ia kërkoi për herë të fundit mbështetjen.

“Thjesht për respekt, më keni ftuar, për respekt vij dhe ju dëgjoj”, tha Limaj t’i ketë thënë atij në atë takim të shkurtër, duke shtuar se ia bëri të qartë se “nuk e keni votën time”.

Limaj tha se “nuk bëhen këto punë në minutën e fundit”. Sipas tij, në këtë takim të fundit nuk u fol për kërkesën e tij të mëhershme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Për më tepër, Limaj tha se nuk shihte se LVV i kishte edhe “numrat tjerë”, përveç tri votave të Nismës.

“Unë e pyeta ku i ke numrat? S’i ke numrat. Unë s’po e shoh atje në Parlament që i ke numrat tjerë”, tha ai, duke treguar për bisedën me Kurtin.

Siç citoi Limaj, Kurti i kishte thënë se nëse nuk i ka tri votat e Nismës, s’do ta lëvizte Bashën.

“‘Nëse ju nuk votoni, unë po e lë Dimalin kryetar Kuvendi pra’. Edhe këtë ma ka thënë. ‘Nëse ju s’jeni të interesuar me votu, atëherë s’kam nevojë ta largoj Dimal Bashën’. Kam thënë jo, ajo është punë e jotja. Ne nuk votojmë”.

Kurti tha të hënën se “kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën”.

“LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë”, tha ai.

Kjo “nuk është e saktë”, tha Limaj. “Jo pse ai ka qenë kryeministër. Jo, jo”.

Limaj tha se beson se do të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, ashtu siç tashmë thonë edhe në LVV, PDK, LDK e AAK.

JU REKOMANDOJMË

Ndalohet personi që e sulmoi gazetarin Alaudin Hamitin para një muaji, 48 orë paraburgim

Ndalohet personi që e sulmoi gazetarin Alaudin Hamitin para një muaji, 48 orë paraburgim
19/03/2026 - 13:37

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.B. për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nën nenin 181 të Kodit...

Më shumëDetails

Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet burg në rastin e 400 kg kokainë – foto

Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet burg në rastin e 400 kg kokainë – foto
19/03/2026 - 13:35

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve në rastin e 400 kilogramëve kokainë. Fehmi Bytyqi, i cili u dënua me 10 vjet burgim u alivanos pas...

Më shumëDetails

Ferat Shala: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, çelësi për zhbllokimin e krizës politike – Do të ndryshojmë rezultatin zgjedhor

Ferat Shala: PDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, i ka sjellë dëme Kosovës
19/03/2026 - 13:02

Ferat Shala ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet i vetmi mekanizëm për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend, të cilën ai e cilëson si një...

Më shumëDetails

KosovaMed përmbyll muajin e Ramazanit me donacion të pajisjeve mjekësore në QKMF Prizren

KosovaMed përmbyll muajin e Ramazanit me donacion të pajisjeve mjekësore në QKMF Prizren
19/03/2026 - 12:49

Në frymën e solidaritetit dhe humanizmit që karakterizon muajin e shenjtë të Ramazanit, kompania KosovaMed Healthcare sh.p.k. ka përmbyllur këtë periudhë me një donacion të rëndësishëm të pajisjeve...

Më shumëDetails

Përfituesi i kontratave të majme nën Qeverinë Kurti tentoi ta rikualifikonte veprën penale për mashtrim me tenderë, por pa sukses

Përfituesi i kontratave të majme nën Qeverinë Kurti tentoi ta rikualifikonte veprën penale për mashtrim me tenderë, por pa sukses
19/03/2026 - 12:41

Biznesmeni Bujar Shabani, i cili është një nga përfituesit më të majmë të tenderëve përgjatë Qeverisë Kurti dhe njëherësh edhe asociohet si shok i ish-zëvendësministrit Hysen Durmishi, tentoi...

Më shumëDetails

Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
19/03/2026 - 12:31

Gjatë mbledhjes së pestë të qeverisë, u miratua propozim-vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë