Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti foli për tentime “shteruese” për qeverinë e re, Limaj për 10 minuta takim në 2 muaj, ditën e votimit

29/10/2025 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti foli për tentime “shteruese” për qeverinë e re, Limaj për 10 minuta takim në 2 muaj, ditën e votimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi dështoi të dielën ta krijojë një shumicë të re parlamentare që do ta zgjidhte qeverinë e re, Albin Kurti të nesërmen foli me keqardhje për mossuksesin e tentimeve të tij të “disahershme” dhe “shteruese”. Me Nismën tha se ishin “në kontakt të vazhdueshëm”. Por sipas Fatmir Limajt, në dy muaj, ata u takuan vetëm një herë, për dhjetë minuta. Edhe atë të dielën, pas kohës kur duhej të niste seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re.

Gazeta Express

“Për respekt të dëgjova. Unë s’jam i interesuar të vazhdoj me këtë. Nuk mund ta votoj këtë qeveri. Nuk e keni votën time”. Kështu Fatmir Limaj thotë se i tha Albin Kurtit të dielën e 26 tetorit, në një takim 10-minutësh në Kuvend pak para se ky i fundit ta mbante ekspozenë dhe ta prezantonte kabinetin qeveritar.

Qeveria e propozuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi të zgjidhej, duke mos marrë më shumë sesa 56 vota. Ishte hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që një përbërje qeveritare dështon të zgjidhet pas propozimit në Kuvend nga i mandatuari për kryeministër.

Kurti mungonte në sallën kryesore të Kuvendit të dielën dhe nuk shkoi aty deri mbi një orë nga koha kur ajo duhej të niste. Deri pas orës 11:00, aty nuk shkuan as kryeparlamentari Dimal Basha – i cili duhej ta hapte seancën – dhe as nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Limaj, i cili shkoi në sallën kryesore të Kuvendit pak pas orës 10:00, pas pak doli prej aty. Siç tregoi mbrëmë, ai, “në hapësirat e Parlamentit” kishte pasur një takim 10-minutësh me Kurtin, i cili nuk ndryshoi asgjë.

Kreu i LVV-së e fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate për moszgjidhjen e qeverisë së re, ndërsa tha se tentimet e tij për krijimin e një shumice parlamentare ishin të “disahershme” dhe “shteruese”.

“Dje Kuvendi, siç e pamë, nuk arriti të zgjedhë qeveri të re, përkundër tentimeve të disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur dhe të sinqertë, përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjë nga partitë parlamentare të cilave u kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar që duhej të kishte një koalicion qeverisës”, tha ai të hënën në një konferencë për media.

Por prej 26 gushtit, kur Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit, e deri të dielën, Limaj tha se “asnjëherë as s’kemi folur, as s’jemi takuar” me Kurtin. Ai ka thënë së fundmi se s’bën marrëveshje me LVV-në me Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.

Në takimin e fundit, Limaj tha se Kurti e ftoi për t’i treguar se po e hiqte Bashën nga pozita e kryeparlamentarit për ta përfshirë në qeveri.

“Ishte edhe një përpjekje mos kemi ndryshuar qëndrim apo jo. ‘A keni ndryshu qëndrim me e votu qeverinë?’. Thashë jo”, tha Limaj mbrëmë në Rubikon në Klan Kosova.

Ai citoi disa fjalë nga ai takim.

“Ma dha informatën… ‘E di që e ke pasë vështirë për Dimalin. Po e largojmë Dimalin nga kryetari i Kuvendit dhe po e çoj ministër’. Ia nisa me qesh”.

Tha se aty Kurti ia kërkoi për herë të fundit mbështetjen.

“Thjesht për respekt, më keni ftuar, për respekt vij dhe ju dëgjoj”, tha Limaj t’i ketë thënë atij në atë takim të shkurtër, duke shtuar se ia bëri të qartë se “nuk e keni votën time”.

Limaj tha se “nuk bëhen këto punë në minutën e fundit”. Sipas tij, në këtë takim të fundit nuk u fol për kërkesën e tij të mëhershme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Për më tepër, Limaj tha se nuk shihte se LVV i kishte edhe “numrat tjerë”, përveç tri votave të Nismës.

“Unë e pyeta ku i ke numrat? S’i ke numrat. Unë s’po e shoh atje në Parlament që i ke numrat tjerë”, tha ai, duke treguar për bisedën me Kurtin.

Siç citoi Limaj, Kurti i kishte thënë se nëse nuk i ka tri votat e Nismës, s’do ta lëvizte Bashën.

“‘Nëse ju nuk votoni, unë po e lë Dimalin kryetar Kuvendi pra’. Edhe këtë ma ka thënë. ‘Nëse ju s’jeni të interesuar me votu, atëherë s’kam nevojë ta largoj Dimal Bashën’. Kam thënë jo, ajo është punë e jotja. Ne nuk votojmë”.

Kurti tha të hënën se “kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën”.

“LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë”, tha ai.

Kjo “nuk është e saktë”, tha Limaj. “Jo pse ai ka qenë kryeministër. Jo, jo”.

Limaj tha se beson se do të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, ashtu siç tashmë thonë edhe në LVV, PDK, LDK e AAK.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata merr një vendim, u cakton masën e paraburgimit të dyshuarve për dallavere me naftë

Gjykata merr një vendim, u cakton masën e paraburgimit të dyshuarve për dallavere me naftë
03/07/2026 - 20:21

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të dyshuar për përfshirje në...

Më shumëDetails

FSK-ja u angazhua në gjetjen e trupit të tij në Batllavë, Maqedonci viziton familjen e Lirimit Ruhanit

FSK-ja u angazhua në gjetjen e trupit të tij në Batllavë, Maqedonci viziton familjen e Lirimit Ruhanit
03/07/2026 - 19:33

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar sot për ngushëllime familjen Ruhani, pas humbjes tragjike të djalit të tyre, Lirimit, në liqenin e Batllavës. Përmes një...

Më shumëDetails

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta
03/07/2026 - 19:13

Shoqata e Prodhuesve ka mbajtur një takim të anëtarësisë, ‘’për shkak të situatës së krijuar me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit nga fermat’’. Në postim, bëhet e ditur...

Më shumëDetails

MINTI vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
03/07/2026 - 18:47

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të...

Më shumëDetails

I caktohen 30 ditë paraburgim Osman Selmanit të arrestuar nga Serbia

I caktohen 30 ditë paraburgim Osman Selmanit të arrestuar nga Serbia
03/07/2026 - 18:17

Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik nga policia e Serbisë, derisa po kthehej në...

Më shumëDetails

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, i drejtohen Gjykatës Supreme: “Rezultati nuk mund të certifikohet me gabime”

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, i drejtohen Gjykatës Supreme: “Rezultati nuk mund të certifikohet me gabime”
03/07/2026 - 17:07

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar Gjykatës Supreme me ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: Pronai i ‘Eurokos Petrol’ dyshohet për shpërlarjen e parave, falsifikimin e parave e pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë