Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti i bindur se do ta formojë qeverinë tha se s’ka ndryshuar qëndrim për kundërshtarët, Limaj që iu ofrua nuk foli më

05/03/2025 - 16:03
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti i bindur se do ta formojë qeverinë tha se s’ka ndryshuar qëndrim për kundërshtarët, Limaj që iu ofrua nuk foli më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti po e pret certifikimin e rezultateve për t’u përpjekur më pas që ta bëjë qeverinë e re, për të cilën vetëm deputetët e partisë së tij nuk do t’i mjaftojnë. Kryeministri, i cili duhet të gjejë partner nga ana e opozitarëve, të cilët i quajti “hajvanë” kur partia e tij doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj kundërshtarëve, megjithëse shtoi se do ta formojnë qeverinë e re. Për koalicion qveritar, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur i hapur më herët. Pas deklaratave të fundit të liderit të LVV-së, ai nuk ka folur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i numëron votat e fundit, ndërsa partitë politike e dinë tashmë se nga sa deputetë do të kenë në legjislaturën e re të Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka 40.21% të votave aktualisht dhe pritet t’i ketë 48 deputetë në Kuvend, të pamjaftueshëm për ta krijuar vetëm me pakicat joserbe qeverinë e re.

Kryeministri Albin Kurti tha të martën se po e presin certifikimin e rezultateve, por se qëndrimet ndaj kundërshtarëve politikë i kanë të njëjta, pasi u pyet për ofrimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj për t’u futur në një koalicion qeverisës me partinë e tij.

“Së pari, ne e presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara, mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosje, por ne kemi dalë fitimtarë dhe fitimtari duhet e do ta formojë qeverinë e re”, tha ai para mediave në Gjilan, ku shkoi për ta vënë gurthemelin e një çerdheje.

Atje, kryeministri shkoi duke shpërfilluar urdhrin e Gjykatës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, pasi më herët i kishte refuzuar edhe tri ftesa nga Prokuroria për këtë. Prokurorinë e quajti “pasive” dhe “të njëanshme”, ndërsa tha se “në mandatin e ardhshëm bëhet edhe Byroja, në mandatin në vijim bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, por gjithashtu reformohet sistemi i drejtësisë”.

Partitë nuk kanë lëvizur ende për të diskutuar me njëra-tjetrën për koalicionin qeveritar, i cili duket se do të jetë i pashmangshëm.

Albin Kurtit do t’i duhet të gjejë një partner nga ana e opozitarëve, të cilët i quajti “hajvanë” kur partia e tij doli e para në zgjedhje.

Fatmir Limaj u vetofrua disi, duke e thyer para dy javësh një heshtje disaditore të partive politike që po prisnin të merrnin vesh se sa ulëse në Kuvend po i merrnin.

Ai dhe dy anëtarë tjerë të Nismës do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit dhe ai tha se me AAK-në, me të cilën garoi së bashku në koalicion, janë “parti të ndara”, ndërsa shtoi se është i interesuar t’i realizojë “objektivat” që i ka pasur ky koalicion “edhe me të tjerët”.

“Zotëria i ka fitu 40%. Duhet me punu edhe me të, në çfarëdo pozite që jemi”, ka deklaruar Limaj më 20 shkurt në RTV Dukagjini, duke thënë se do të bëjë përpjekje që vendi të mos shkojë në zgjedhje sërish.

Ai nuk ka folur pas deklaratave të djeshme të Kurtit.

Sot është dita e fundit kur duhet të shpallen rezultatet përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas një plani të hartuar paraprakisht. Sipas atij plani, më së largu deri më 18 mars duhet të bëhet certifikimi i rezultateve.

Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në atë seancë duhet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetari.

Presidentja më pas duhet t’i nisë konsultimet me partitë politike për qeverinë. Në rast se dy përbërje të qeverisë nuk e marrin shumicën në Kuvend (61 nga 120 vota), ajo duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
Lajme

Osmani tha t’i ketë ndalur 20 çnjohje, Arifi i kërkon “të tregojë çfarëdo prove, ose përndryshe rrenë e kulluar”

12/01/2026 - 08:58
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Lajme

Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfirmuar njohje të Kosovës

12/01/2026 - 08:41
Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
Kryesore

Ymeri zbulon mesazhin e fshehtë të Kurtit për Osmanin

12/01/2026 - 08:31
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Lajme

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

12/01/2026 - 08:14
Mustafa: Çdo ditë në këtë gjendje është abuzim me pushtetin dhe demokracinë – Asnjëherë nuk është sfiduar Kushtetuesja si kësaj radhe
Kryesore

Isa Mustafa përmbahet për situatën në LDK: Do të adresohen në organe partiake, ashtu siç kanë paralajmërua

12/01/2026 - 08:00
Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë