Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në play-off, ndonëse humbi ndaj Anglisë me rezultat dy me zero në Tiranë.
Kurti ka shkruar se asnjëherë nuk do të harrohet fitorja ndaj Serbisë në Leskovc.
Tutje, Kurti ka uruar që Kosova e Shqipëria të shihen në Botëror.
“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme!” – shkruan Kurti në “Facebook”.












