Një prej mbrojtjes së afërt të kryeministrit në dorëheqje dhe kreu të LVV-së, ka shtyrë dy herë me forcë gazetarin e T7, Genc Godanci, i cili ia kishte zgjatur kryeministrit Kurti mikrofonat pikërisht për të marrë një qëndrim të tij për raportin e Reporterëve pa Kufij që tregon rënien drastike të Kosovës në lirinë e mediave, shkruan Express.
Derisa Kurti ka ecur pa e thënë asnjë fjalë, truproja ka shtyrë dy herë me forcë dorën e gazetarit Godanci.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar AGK, duke dënuar fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij.