Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Investimet nga Shqipëria në Kosovë për tri vjet kanë shënuar rritje me mbi 100 për qind

07/10/2023 - 19:27
në Ekonomi
A A
Kurti për Sky News: Prigozhini i vogël Radojiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 kanë shënuar rritje me 136.5 për qind. Kështu ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, teksa ka marrë pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë- Shqipëri dhe Rajon”, e cila po zhvillon sot punimet e ditës së dytë ​dhe të fundit.

“Të shprehur në vlera (në vitin 2019 kishim 15.2 milionë investime; një vit më vonë 2020 – 39.8 milionë; 2021 – 50.4 milionë dhe në vitin e kaluar 2022-79.7 milionë euro). Dëshirë e Kosovës është që këto investime të rriten, dhe që shteti ynë të jetë sa më mikpritës për biznesin, kapitalin e konsumatorin që vjen nga Shqipëria”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se kjo konferencë është nga më të natyrshmet dhe më të rëndësishmet, andaj edhe “jemi të qartë që një bashkëpunim i këtillë është një përcaktues për gjendjen e marrëdhënieve mes shteteve tona por edhe të marrëdhënieve në mbarë rajonin e Ballkanit tonë”.

Duke folur për raportet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ai është shprehur se gjerë më tani janë nënshkruar përgjatë viteve gjithsej 184 marrëveshje, protokolle e memorandume.

“Ndër marrëveshjet e nënshkruara mes palëve, veçoi ai, një vend të rëndësishëm zënë marrëveshjet me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike të qytetarëve, bizneseve por edhe më gjerë, teksa përmendi marrëveshjet që kanë gjetur zbatim dhe që kanë rezultate”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti u ka uruar suksese punimeve të kësaj konference dhe me sa më shumë efekte në planin konkret të integrimit të përbashkët të të dyja vendeve.

“Unë ju falënderoj shumë për mikpritjen e vëmendjen dhe ju përgëzoj për këtë iniciativë kaq me vend, siç është ky aktivitet që mbledh mendje, ide, studime, kërkime e mendime me vlerë për të kontribuar edhe me kritika e propozime në një rrafsh kaq prioritar për të gjithë ne, siç është ekonomia”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
Ekonomi

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

13/07/2025 - 08:19
Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik
Ekonomi

Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik

11/07/2025 - 15:46
Vendos ZRRE: Tarifat shtrenjtohen për rreth 15 përqind, hyjnë në fuqi nga 1 prilli
Ekonomi

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind

11/07/2025 - 10:35
Takimi Osmani-Landau, Departamenti i Shtetit: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës
Ekonomi

Takimi Osmani-Landau, Departamenti i Shtetit: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës

11/07/2025 - 10:12
Gjermania në borxhe rekorde
Ekonomi

Gjermania në krizë? Shumë shtetas të shqetësuar: Nuk po ia dalim me rroga

10/07/2025 - 20:20
ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
Ekonomi

ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

09/07/2025 - 15:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë