Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të njohjes së ndërsjellë të patentave të shoferëve të Kosovës janë edhe Kanadaja dhe Turqia.
Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, transmeton Zeri.info.
Ai përmendi se deri tani patentat e shoferit nga Kosova janë njohur në Gjermani, Itali dhe Austri.
“Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë shoferit të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, kjo përveçse ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrimin më të shpejt në tregun e punës. Fillimisht ishte Gjermania ajo që njohu patentë shoferët tanë, nga prilli i 2023 rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentat e shoferit përmes kësaj marrëveshjeje”.
“Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë, ndërkaq nga muaji ardhshëm hyn në fuqi marrëveshje në Austri”.
“Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të njohjes së ndërsjellët të patentave të shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe Turqinë”, ka thënë Kurti./Zëri/