Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar se konfirmimi i origjinës serbe të sulmit tregon për një tjetër akt të luftës hibride të Serbisë kundër Kosovës, duke nënvizuar vazhdimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit.
E plotë:
Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.