Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

07/07/2026 - 15:43
në Lajme
A A
Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Greqia, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI, i cili këtë vit po zhvillohet me temën “Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit”.

Kurti tha përmes një postimi në Facebook se në këtë ngjarje po marrin pjesë diplomatë, aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh, akademikë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe studiues të instituteve kërkimore, të cilët po diskutojnë për zhvillimet aktuale gjeopolitike globale.

“Diplomatë të shquar e aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh e akademikë intelektualë, drejtues të organizatave ndërkombëtare e studiues të instituteve kërkimore, diskutojnë së bashku sipas modelit Chatham House Rule për tema të ndryshme të aktualitetit (gjeo)politik global, nga paqja e siguria teksa forcohet mulipolariteti dhe dobësohet multilateralizmi te sulmet e shtuara mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga krizat e shumëfishta e luftërat e reja pa përfunduar të vjetrat te pritjet dhe efektet e inteligjencës artificiale”, shkroi ai.

Kurti tha se vetë mori pjesë në panelin “Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukraina dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë demokratike evropiane”.

“Përveç tjerash aty theksova që: – Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, dhe se pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon që periferia nuk është aty për t’u grabitur. – Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin. – Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Certifikimi i rezultateve, deklarimi i fundit nga KQZ-ja

Certifikimi i rezultateve, deklarimi i fundit nga KQZ-ja
07/07/2026 - 16:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën, më 8 korrik, për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të...

Më shumëDetails

Trump për reduktimet e mundshme të trupave amerikane në Europë: Do të shohim…

Trump për reduktimet e mundshme të trupave amerikane në Europë: Do të shohim…
07/07/2026 - 16:08

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të martën të thoshte nëse planifikon të njoftojë reduktime të tjera të trupave amerikane në Europë, duke u thënë gazetarëve “do të shohim”,...

Më shumëDetails

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?
07/07/2026 - 15:30

Gjykata Speciale ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj të dyshuarve të përfshirë në rastin e importit të naftës, nën dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Prokurorja e rastit,...

Më shumëDetails

Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
07/07/2026 - 15:06

Avokati Nazmi Sallahu, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ua ka njohur të drejtën për të dy pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)
07/07/2026 - 14:53

Autoritetet e Hungarisë kanë ndaluar një autobus nga Kosova, me të cilin kanë zbuluar kallashnikovë përmes një kutie zërimi, raporton Veriu.info. "Rojet financiare kontrolluan me imtësi pakot e...

Më shumëDetails

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP’it serb – Dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 71 civilëve

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
07/07/2026 - 14:34

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimet për ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’. Në komunikatën e prokurorisë, thuhet se, sipas aktakuzës, R.D., ish...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë