Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të OSBE-së në Kosovë: Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme

25/06/2024 - 22:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të OSBE-së në Kosovë: Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në fjalën e tij, duke shprehur se ky vit shënon 25 vjetorin e paqes dhe çlirimit në Kosovë, si dhe 25 vjetorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, kryeministri tha se ndërsa festojmë këto momente historike, ne gjejmë gjithashtu kohën për të njohur individët dhe institucionet që kanë luajtur një rol kryesor në sigurimin e lirisë dhe paqes që e gëzojmë sot, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Një figurë e tillë është ambasadori William Walker. Para se OSBE-ja të kishte një mision në Kosovë, pati një mision verifikues të udhëhequr nga ambasadori Walker. Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme në vendin tonë, masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë – e cila ishte një nga mbi 400 masakrat e kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë. E vërteta për këtë masakër ekspozoi brutalitetin që po përballonte Kosova dhe ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes së NATO-s.” tha kryeministri.

Më tej, nënvizoi se gjatë viteve OSBE-ja ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e një demokracie më të fuqishme duke investuar në sigurinë dhe të drejtat e njeriut, e ku ndër nismat e saj përmendi mbështetjen për Akademinë të Policisë, ndihma për transmetuesin publik dhe me institucionet që mbikëqyrin proceset zgjedhore, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me ambasadorin Davenport dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, veçanërisht sa i përket komuniteteve joshumicë. “Në një kohë kaq të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe rajonit, jam mirënjohës për profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar, si dhe për pasionin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, demokracinë dhe prosperitetin e popullit dhe shoqërisë sonë.” u shpreh Kurti.

Në përfundim, kryeministri theksoi se parimet dhe vlerat e OSBE-së si organizatë rezonojnë thellë në demokracinë e vendit tonë dhe se Kosova është një partner i besueshëm dhe do të vazhdojë të jetë një aleat i vlefshëm në rrugën përpara.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
23/08/2026 - 14:44

Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Mutivodë. Sipas të dhënave të përditësuara në...

Më shumëDetails

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
23/08/2026 - 14:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u takua dje me komandantin e KFOR-it, Ozgan Ulutash, siç paralajmëroi më herët gjatë ditës. KFOR-i tha se takimi nuk u zhvillua...

Më shumëDetails

Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

“I paharruar qoftë kujtimi për Altin Kryeziun” – Sindikata e Policisë me mesazh ngushëllimi
23/08/2026 - 14:18

Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës. Lajmin për ceremoninë e varrimit e...

Më shumëDetails

“Lutu për Altinin, nuk e ka gjendjen mirë” – Deputeti kujton kërkesën prekëse të babait të policit të ndjerë

E dhimbshme: Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në krye të detyrës
23/08/2026 - 13:42

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke rrëfyer një moment prekës...

Më shumëDetails

Dalin detaje të reja, nga vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil

Dalin detaje të reja, nga vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil
23/08/2026 - 13:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. Policia e Sarandës ka arritur të...

Më shumëDetails

Nga thatësira te përmbytjet: Si po ndryshon klima dhe çfarë do të thotë për bujqësinë e Kosovës

Nga thatësira te përmbytjet: Si po ndryshon klima dhe çfarë do të thotë për bujqësinë e Kosovës
23/08/2026 - 13:20

Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë të të nxehtit dhe reshje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë