Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në prag të vizitës së diplomatëve: Nuk mund të kemi normalizim pa siguri

20/10/2023 - 15:35
në Pa kategori
A A
Armët e sulmit terrorist që u futën në Kosovë, Kurti: Është përfshirë Qeveria serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një ngjarjeje në Shtime, kur u pyet se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë më 21 tetor.

“Çka do të kërkojnë dhe çfarë do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti.

Më 21 tetor, në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, së bashku me emisarët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara do të takohet në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beogradi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në BE kanë thënë se qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë dhe Serbi është ringjallja e dialogut, me synim që palët të zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura, por edhe të rivendoset stabiliteti në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Së bashku me Lajçakun, në vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Diplomatët ndërkombëtarë po ashtu pritet të shtyjnë përpara zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Gjatë prononcimit për gazetarë, Kurti sërish ka fajësuar Serbinë se nuk po e zbaton marrëveshjen, që sipas tij, ka në qendër njohjen de facto të Kosovës.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e Madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Burimet diplomatike në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë ky delegacion dëshiron të dërgojë edhe mesazhin se ka një unitet në BE si dhe mes BE-së dhe SHBA-së në qëndrimin se nuk do të hiqet dorë nga Marrëveshja drejt normalizimit dhe do të kërkojnë nga palët zotim për respektim të obligimeve.

Ndonëse shumica e diplomatëve në Bruksel thonë se “pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë gjërat kanë ndryshuar”, ata nuk janë të sigurt se sa do të ndikojë kjo direkt në procesin e dialogut. Por, ngjarjet në Banjskë, që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Parlamenti Evropian i kanë quajtur “sulme terroriste” kanë kthyer menaxhimin e krizave si prioritet edhe për BE-në, krahas përpjekjeve për përparim në procesin e normalizimit të raporteve.

Pritjet e diplomatëve janë që ndaj Kosovës kërkesa kryesore do të jetë që të gjejë një rrugë për “organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri” dhe zotimin për nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga Serbia do të kërkojnë para se gjithash që të distancohet nga secili veprim që mund të destabilizojë veriun e Kosovës dhe që po ashtu të zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog.

Pritjet edhe në BE nga kjo vizitë janë të larta, por kësaj radhe, thanë diplomatët, nuk janë dhënë shumë hollësi rreth asaj se me çfarë kërkesa konkrete ky delegacion shkon në Kosovë dhe Serbi.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe kërkon që Bashkimi Evropian të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Kërkesë të ngjashme ka bërë edhe Parlamenti Evropian përmes një rezolute të votuar më 19 tetor, ku thuhet nëse gjendjet një lidhje e drejtpërdrejtë e Serbisë me sulmin, Beogradi duhet të ndëshkohet.

BE-ja më herët ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më mund të ndërmerren hapa dhe masa eventuale.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Vajza e Kim Jong-un drejtoi një tank me ushtarë, babai e vëzhgonte me krenari- dalin pamjet

Vajza e Kim Jong-un drejtoi një tank me ushtarë, babai e vëzhgonte me krenari- dalin pamjet
20/03/2026 - 16:28

Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Ju-ae, ka drejtuar një tank gjatë një stërvitjeje ushtarake që u mbikëqyr nga babai i saj, Kim Jong-un, ndërsa paraqitja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë