Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Procesin e Berlinit: Radoiçiqi e ka pranuar përgjegjësinë, por fqinji ynë armiqësor s’po e ndëshkon

22/10/2025 - 19:25
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në Procesin e Berlinit: Radoiçiqi e ka pranuar përgjegjësinë, por fqinji ynë armiqësor s’po e ndëshkon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Londër po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë gjashtë liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz si dhe liderë tjerë të shteteve të BE-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku tha se Serbia nuk po e ndëshkon Millan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023.

Ai tha se “përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior”.

“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Millan Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha mes tjerash Kurti.

Ai kërkoi specifikisht nga Londra që të ndihmojë në anëtarësimin e vendeve të BP-së në BE, por edhe në NATO.

“Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta”, theksoi Kurti.

Më poshtë, fjala e tij e plotë:

I dashur Kryeministër Starmer,

Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.

I dashur Kancelar Merz,

Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,

Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.

Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.

Teksa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez.

Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.

Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.

Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së. Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.

Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.

Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.

Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.

Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.

Faleminderit.

JU REKOMANDOJMË

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën
20/03/2026 - 16:33

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme në vende civile në të gjithë botën. “Që tani e tutje, bazuar në...

Më shumëDetails

Flet Enver Idrizi, shqiptari që ka rrahur 2 herë Chuck Norris

Flet Enver Idrizi, shqiptari që ka rrahur 2 herë Chuck Norris
20/03/2026 - 16:23

Chuck Norris, artisti i famshëm i arteve marciale, është ndarë nga jeta. Norris vdiq në moshën 86-vjeçare, një ditë pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e Hawaiit....

Më shumëDetails

Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” që s’i ndihmuan për hapjen e Hormuzit: Do ta mbajmë mend

Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” që s’i ndihmuan për hapjen e Hormuzit: Do ta mbajmë mend
20/03/2026 - 16:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, goditi sërish NATO-n, duke dënuar anëtarët e aleancës për refuzimin e tyre për të “ndihmuar në hapjen” e Ngushticës së Hormuzit. Irani ka mbyllur...

Më shumëDetails

“Dissi” i gruas së Hysen Durmishit për Kurtin e Bashën: Vështirë me përfundu, se me pre shiritin është leht

“Dissi” i gruas së Hysen Durmishit për Kurtin e Bashën: Vështirë me përfundu, se me pre shiritin është leht
20/03/2026 - 16:18

Gruaja e Hysen Durmishit, Mirjeta Durmishi ka publikuar fotografinë ku shihet Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha, tek sa prejnë shiritin e një...

Më shumëDetails

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin
20/03/2026 - 15:10

Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë ka folur muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit e cila festohet nga besimtarët myslimanë kudo në...

Më shumëDetails

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?
20/03/2026 - 14:32

Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën magjitrale Vushtrri – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Driton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë