Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes për kryetarin aktual të Shtimes, Dr. Qemaj Aliu, duke theksuar se ai do të jetë kandidat për mandatin e dytë në këtë komunë
.
Në një postim të tij, Kurti vlerësoi punën dhe arritjet e kryetarit Aliu gjatë mandatit të tij të parë dhe e quajti të rëndësishme që kjo punë e madhe të vazhdojë për të mirën e qytetarëve të Shtimes.
Kurti u shpreh: “Në Shtime do të vazhdojmë me Dr. Qemaj Aliun. Në Shtime mirëqeverisja do të vazhdojë me kryetarin Qemaj Aliu. Besimi ynë për kryetarin Aliu është vlerësimi ynë për punën e tij. E puna e tij e madhe gjatë mandatit të parë, le të jetë motiv për edhe shumë punë të tjera e të mira për komunën dhe qytetarët e Shtimes.”