Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Zyra e Kryeministrit tha se “Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, teksa i shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë që kur mori detyrën më 1 shtator 2024”.
“Përgjatë mandatit të tij, përkundër sfidave të shumta, raportet e Kosovës me BE-në u forcuan. Në këtë drejtim kryeministri veçoi punën e madhe dhe përkushtimin e ambasadorit Orav në lansimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti, sipas njoftimit, në këtë takim theksoi “rëndësinë që BE të bëj hapat e radhës në raport me Kosovën në përputhje me progresin e bërë për të marrë statusin e merituar të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
“Duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë”.













