Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun.
Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.
Ata kanë qenë aty për të vendosur gurthemelin e nënstacionit të policisë së Kosovës në këtë fshat, transmeton lajmi.net.
Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.