Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nis takimet për presidentin, LDK s’do president të VV-së, PDK’ja i vë ‘kushte’

07/04/2026 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nis takimet për presidentin, LDK s’do president të VV-së, PDK’ja i vë ‘kushte’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, është takuar të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë vazhduar diskutimet për çështjen e gjetjes së një emri për president.

Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se LDK është për gjetjen e një rruge dhe një kandidati me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.

Megjithatë Abidixhiku s’ka pranuar që të ndajë detaje të hollësishme nga diskutimet që ka pasur me Kurtin, duke theksuar se s’kanë përmendur asnjë emër të përveçëm.

Ai ka përsëritur qëndrimin e LDK-së se presidenti i ri nuk duhet të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.

“Çdo marrëveshje që siguron minimumin e votave të nevojshme është e mjaftueshme kushtetueshmërisht. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë siç e dini procesi është i nisur kemi dy kandidatura, LDK-ja vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”, ka thënë ai.

Derisa kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk e ka mohuar diskutimin për emra të përveçëm, veçse ka thënë se pa qenë i sigurt për rezultatin nuk mund të shpalosë asgjë për publikun.

“Takimi ishte tete-a-tete dhe ne duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin kur propozimet, iniciativat sjellin rezultat konkret atëherë do të mund të përgjigjemi konkretisht për të arriturat. Por, përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellë dështim por as sukses”, ka thënë ai.

Kurti ka treguar se po bën përpjekje të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Por PDK-ja ka vendosur kushte, duke i kërkuar kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ta konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar .

“Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në një njoftim të zyrës për media në PDK.

JU REKOMANDOJMË

Hajnat ia “mësyjnë” xhamive, tri raste brenda pak ditësh

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Hoxhallarët bëhen “llom” mes vete, përleshen në xhami
07/04/2026 - 09:30

Tri fshatra të Kamenicës: Shipashnicë, Topanicë dhe Rogoqicë kanë qenë cak i vjedhjeve gjatë ditëve të fundit. Por këtë herë, shënjestër nuk kanë qenë shtëpitë e zakonshme, por...

Më shumëDetails

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin
07/04/2026 - 09:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur qartë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj një takimi të mundshëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në...

Më shumëDetails

E çuditëshme: Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Arrestohet personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren
07/04/2026 - 09:08

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në punë dhe pasi...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
07/04/2026 - 08:49

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për plotësimin e disa pozitave të lira të punës në fusha të ndryshme teknike dhe menaxheriale. Pozitat e shpallura janë: Teknik për...

Më shumëDetails

“M’kanë kapë tap-tap”: I akuzuari për 4.4 kg kokainë pranon fajësinë, dyshon se u tradhtua nga miqtë

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
07/04/2026 - 08:39

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për posedim të 4.4 kilogramëve kokainë ndaj tre të pandehurve. Një nga të akuzuarit tashmë e ka pranuar fajësinë në prokurori....

Më shumëDetails

“Kokën ma heq, por jo bindjen”, Haradinaj komenton ‘linçin e VV-së’

Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
07/04/2026 - 08:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ato që ai i quan sulme dhe linçime të vazhdueshme nga përkrahës, por edhe anëtarë e zyrëtarë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë