Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nis takimet për presidentin, LDK s’do president të VV-së, PDK’ja i vë ‘kushte’

07/04/2026 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nis takimet për presidentin, LDK s’do president të VV-së, PDK’ja i vë ‘kushte’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, është takuar të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë vazhduar diskutimet për çështjen e gjetjes së një emri për president.

Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se LDK është për gjetjen e një rruge dhe një kandidati me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.

Megjithatë Abidixhiku s’ka pranuar që të ndajë detaje të hollësishme nga diskutimet që ka pasur me Kurtin, duke theksuar se s’kanë përmendur asnjë emër të përveçëm.

Ai ka përsëritur qëndrimin e LDK-së se presidenti i ri nuk duhet të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.

“Çdo marrëveshje që siguron minimumin e votave të nevojshme është e mjaftueshme kushtetueshmërisht. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë siç e dini procesi është i nisur kemi dy kandidatura, LDK-ja vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”, ka thënë ai.

Derisa kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk e ka mohuar diskutimin për emra të përveçëm, veçse ka thënë se pa qenë i sigurt për rezultatin nuk mund të shpalosë asgjë për publikun.

“Takimi ishte tete-a-tete dhe ne duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin kur propozimet, iniciativat sjellin rezultat konkret atëherë do të mund të përgjigjemi konkretisht për të arriturat. Por, përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellë dështim por as sukses”, ka thënë ai.

Kurti ka treguar se po bën përpjekje të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Por PDK-ja ka vendosur kushte, duke i kërkuar kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ta konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar .

“Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në një njoftim të zyrës për media në PDK.

JU REKOMANDOJMË

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë
20/10/2026 - 16:18

Çmimet e naftës ne bursa arritën të martën nivelin më të lartë pesë mujor. Nafta e papërpunuar brent tejakloi 110 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që...

Më shumëDetails

Ky është përfaqësuesi i PDK-së në Grupin Punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në Apel

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
20/10/2026 - 16:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të jetë përfaqësues i Grupit Parlamentar të kësaj partie, në grupin punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK’së në...

Më shumëDetails

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin
20/10/2026 - 15:56

Egzon Shallti është dënuar me 25-vjet burgim. 22-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Auron Ferizit, 20-vjeç, të cilin e goditi me veturë në afërsi të sheshit të...

Më shumëDetails

Procesi i Berlinit, Kurti e Rama në listën e të ftuarve

Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
20/10/2026 - 15:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet...

Më shumëDetails

Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
20/10/2026 - 15:12

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Në tubim janë të pranishëm studentë, pedagogë dhe të rinj....

Më shumëDetails

Nagavci: Kërkesat për rishqyrtimin e ligjit të Speciales, rikthejnë shqetësimet tona që i ngritëm para miratimit

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 14:53

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk i shfuqizojnë aktgjykimet ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë