Në mbledhjen e 260-të të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi disa vendime të rëndësishme për emërime në pozita drejtuese dhe formimin e komisioneve të përkohshme.
Këto përfshijnë emërimin e drejtores së Ekzekutiv në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional, drejtores së Inspektoratit të Arsimit, dhe drejtores Ekzekutiv në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, si dhe kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë.
Gjithashtu, u morën vendime për rialokimin e 4.5 milionë eurove në 25 projekte kapitale të ndryshme për komuna, duke përfshirë një plan të rishikuar për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, me synimin për të rritur autonominë lokale dhe ofruar shërbime me kosto efektive.