Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti numëron mbrapsht ditët e afatit që po i harxhohet për qeverinë e re, do zgjedhje nëse s’udhëheq vetë, por procedura është ndryshe

15/10/2025 - 15:21
në Lajme
A A
Kurti numëron mbrapsht ditët e afatit që po i harxhohet për qeverinë e re, do zgjedhje nëse s’udhëheq vetë, por procedura është ndryshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nevojiten negociata dhe koalicion për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani formalisht e ka kryer punën e parë të saj në këtë drejtim, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të cilit i duhet një partner për të qëndruar më tej në pushtet, nuk duket se po diskuton me dikë. “Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë ai. Kushtetuta, ndërkaq, parasheh edhe një opsion në mes.

Gazeta Express

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për dallim prej atyre të vitit 2021, imponojnë negociata e koalicion.

Presidentja Vjosa Osmani më 11 tetor e mandatoi Albin Kurtin për ta formuar qeverinë e re, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, një ditë pasi u zgjidh një ngërç që zgjati mbi gjysmë viti për konstituimin e Kuvendit.

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht në afatin 15-ditor që e ka kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për t’i bërë 61 votat në Kuvend, ku duhet ta paraqesë për miratim përbërjen dhe programin e qeverisë së re, ai ende nuk i ka nisur bisedimet.

Kurti tha dje se s’ka “arritur” t’i nisë komunikimet për qeverinë e re, nga angazhimi në analizimin e rezultateve të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtur të dielën.

“Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet t’i shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvillojë ato komunikimet por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha ai.

Osmani tha sot se “nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata potencialisht”, ndërsa i përgjigjej interesimit të gazetarëve për këtë çështje.

“Unë shpresoj shumë që do të kemi sa më parë qeveri të Republikës së Kosovës me mandat të plotë”, tha ajo, duke përmendur se qeveria aktuale në detyrë “ka kompetenca të kufizuara”.

Kurti të hënën e përmendi 26 tetorin si ditën e fundit kur do të mund të mbahej seanca e Kuvendit ku ai e prezanton kabinetin e ri qeveritar. Ai refuzoi të tregonte në një konferencë për media se kë prej subjekteve politike e preferon për partner në qeverinë e re. Nuk tha as se cilën parti do ta ftojë të parën për bisedime.

Në LVV nuk i përjashtojnë as zgjedhjet e reja. Kurti tha atë ditë se po bëhen gati për qeverinë e re, por tha se janë gati edhe për zgjedhje.

“Ne po bëhemi gati për Qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”.

Edhe deputetë të LVV-së si Arbër Rexhaj e Mefail Bajqinovci përmendën së fundmi vetëm këto dy opsione: “Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje”.

Procedurat parashohin edhe opsionin tjetër

Nëse Albin Kurti nuk arrin ta krijojë një shumicë të re parlamentare dhe nuk i merr 61 votat e nevojshme në Kuvend, presidentja “brenda 10 ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”, thotë Kushtetuta.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidentja “i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”, siç parasheh pika 4 e nenit 95 të Kushtetutës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të dielën se beson, por edhe shpreson, që do të ketë zgjedhje të reja parlamentare këtë vit.

“Unë besoj që do të votojmë më 9 nëntor në rundin e dytë, edhe këtu në Prishtinë, por edhe në shumë komuna tjera të Kosovës, ndërsa po ashtu besoj, edhe shpresoj që do të votojmë jo më larg se në dhjetor edhe për zgjedhjet parlamentare”.

Ato, për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin, tashmë janë zgjidhja e vetme.

“Me atë që ka ndodhur deri tash, zgjedhjet po duken zgjidhja e vetme”, tha ai javën e kaluar, dy ditë para se të konstituohej Kuvendi.

Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po mendojnë për zgjedhje të reja. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha dje se “në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me të cilin Albin Kurti u takua e bisedoi më së shumti – por pa sukses – për krijimin e një shumice të re, ka thënë së fundmi se s’bën marrëveshje me LVV-në me Dimal Bashën kryetar të Kuvendit dhe këtë e ka përsëritur në disa intervista. “Me Bashën nuk duhet as unë as askush me qenë e hapur për marrëveshje me LVV-në”, ka thënë ai.

Ai ka insistuar që ta marrë postin e kryeparlamentarit pa e bërë partinë e tij pjesë të qeverisë së re me Kurtin, diçka që ky i fundit s’e kishte përfshirë në një ofertë finale që ia kishte bërë atij për marrëveshje.

PDK-ja fillimisht donte ta priste dështimin e mundshëm të LVV-së për të provuar më pas që qeverinë e re ta bëjë pa këtë parti. Këtë e shpresonte edhe AAK-ja, por kjo ide u shpërbë shpejt kur të njëjtin disponim s’e shfaqi LDK-ja.

Kurti, që i kishte dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut ftesa për bashkëqeverisje – u refuzua dy herë, ndërsa e refuzoi vetë një propozim të partisë më të vjetër në vend për formimin e një qeverie të unitetit, duke e pamundësuar edhe shqyrtimin e mëtejmë të kësaj ideje nga partitë tjera.

JU REKOMANDOJMË

Ali Ahmeti: Dëshmia e Rubin dhe tjerëve do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UÇK-së në shesh!
Lajme

Protesta në Tiranë për krerët e UÇK’së, Ali Ahmeti: Çështje kohësh kur do të organizohet edhe në Shkup

16/10/2025 - 17:49
Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri
Kryesore

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

16/10/2025 - 17:31
Kosova vazhdon të mbesë prapa, KE lëshon fondet e reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në
Ekonomi

Kosova vazhdon të mbesë prapa, KE lëshon fondet e reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në

16/10/2025 - 17:12
Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
Lajme

Protesta “Unë jam UÇK”, Gruda: Tirana nesër është zëri i të gjithë shqiptarëve

16/10/2025 - 16:59
Memli Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë
Lajme

Memli Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

16/10/2025 - 16:50
Nis numërimi i votave të kandidatëve për asamble dhe verifikimi i rezultateve
Lajme

Numërohen më shumë se gjysma e kutive, këta janë top tre asmbleistët më të votuar në Gjakovë

16/10/2025 - 16:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75
  • Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Numërohen rreth 54% të votave për asamble në Prishtinë, këto janë top 5-shet e LDK-PDK-LVV

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Top 5-shja e PDK-së në Vushtrri, shumë më e votuar për asamble, se ajo e LVV-së

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë