Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht

06/10/2026 - 15:49
në Lajme
A A
Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti e bëri një “ofertë shtesë” për Partinë Demokratike të Kosovës në një konferencë për media në Qeveri.

Kurti e ktheu emrin e Bekim Sejdiut për President, ndërsa tha se do ta votinin projektligjin që parasheh ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në lexim të dytë nëse PDK-ja zotohet se i siguron gjysmën e votave të deputetëve të tyre për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete: Nëse Partia Demokratike e Kosovës zotohet publikisht se i sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun – meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK-në – atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Por kërkojmë nga PDK-ja publikisht – meqenëse s’po mund t’i takojmë më – të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit parlamentar mund të na i sjellin në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun”, tha ai.

Një takim i mbrëmshëm në Kuvend mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza përfundoi sërish pa sukses.

Jashtë Qeverisë po qëndrojnë edhe sot protestues, të cilët kërkojnë që të votohet përfundimisht projektligji që parasheh ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, pasi ai u miratua dje paradite në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Mbrëmë protesta eskaloi pas ndërhyrjes së policisë për t’i mundësuar kryeministrit që të largohej nga Kuvendi, pas paralajmërimeve të protestuesve se s’do t’i linin zyrtarët të dilnin nga aty pa miratimin përfundimtar të projektligjit.

PDK-ja kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt për votim përfundimtar në Kuvend.

Kurti dhe Hamza janë takuar edhe në fundjavë dhe sipas burimeve të Gazetës Express, kryetari i LVV-së ka kërkuar që fillimisht projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit. Hamza, ndërkaq, ka kërkuar që projektligji të votohet përfundimisht dhe më pas të votohet për Presidentin.

Koha për një kompromis është e kufizuar, pasi sot është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e Presidentit dhe dështimi për ta përmbyllur procesin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, që do të ishin të katërtat në dy vjet

JU REKOMANDOJMË

Kurti për intervenimin e policisë: Janë shumë më tolerantë sesa kur organizoja unë protesta

Kurti për intervenimin e policisë: Janë shumë më tolerantë sesa kur organizoja unë protesta
06/10/2026 - 16:36

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një konference për media është deklaruar për protestat e djeshme në Prishtinë. Kurti, fillimisht tha se ai ka qenë në Kuvend ‘’deri...

Më shumëDetails

Kurti – gazetarëve: Mos hupni kohë me mu, tash shkoni te Bedri Hamza

Kurti – gazetarëve: Mos hupni kohë me mu, tash shkoni te Bedri Hamza
06/10/2026 - 16:30

Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e sotme për gazetarë, duke ia lënë një porosi atyre. “Kemi shumë punë tash, po edhe ju mos hupni kohë me mu....

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
06/10/2026 - 16:28

Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përdori sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i...

Më shumëDetails

Albin Kurti e poshtëron në konferencë Lumir Abdixhikun: Erdhi me folë në emër të 18 deputetëve, tash i ka veç 12

Albin Kurti e poshtëron në konferencë Lumir Abdixhikun: Erdhi me folë në emër të 18 deputetëve, tash i ka veç 12
06/10/2026 - 16:23

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka komunikuar se kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi marrëveshja e arritur me të që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët...

Më shumëDetails

Kurti: Çështja në Hagë do kohë dhe shumë nerva, s’bëjmë mrekulli nëse votojmë projektligj

Kurti: Ofertë shtesë – PDK t’i sigurojë gjysmën e votave të veta për Bekim Sejdiun President, e votojmë ligjin për Specialen paraprakisht
06/10/2026 - 16:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat para Kuvendit u përshkallëzuan. Ai tha se vëmendja duhet të jetë tek...

Më shumëDetails

“Dezertor i luftës … ku mi besu Kurtit kur e dimë çfarë mashtruesi e rrenci është”, Gucati i OVL UÇK i ashpër për ‘ofertën’ e Albin Kurtit

“Dezertor i luftës … ku mi besu Kurtit kur e dimë çfarë mashtruesi e rrenci është”, Gucati i OVL UÇK i ashpër për ‘ofertën’ e Albin Kurtit
06/10/2026 - 16:10

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti për kalimin e ligjit për Dhomat e Specializuara duke kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1015 Shpërndaje
    Shpërndaje 406 Tweet 254
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë