Jo si herën e kaluar, ku oktavat i kishte të larta.
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka nisur të prezantojë listën e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
E nisi nga Glauk Konjufca, me përshkrim të një biografie të shkurtër partiake, dhe se është autor i disa librave filozofikë.
Po ashtu, për Avni Dehari, tha se është autor i 33 librave për të rritur dhe fëmijë.
Për Albulena Haxhiu, tha se është juriste dhe ka kryer master në Universitetin e Evropës Juglindore (në Shkup).














