Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu që iu bë në Serbi.
Ai ka thënë se “prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë”.
Kurti është shprehur se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet, teksa ka shpërndarë njoftimin e MPJD-së.
Spahiu u arrestua në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria.
Më 9 qershor, ai iu nënshtrua masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Qarkut në Suboticë.