Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për çmimet e larta: Heqja e TVSH-së e akcizës për naftën të pamenduara mirë, edhe SHBA po e vuan koston e luftës në Iran

30/03/2026 - 12:31
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti i quajti të pamenduara mirë propozimet për heqje apo ulje të TVSH-së dhe akcizës për naftën, ndërsa u pyet për çmimet e larta në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari “i ka vazhduar ato masat e ish-ministres Rozeta Hajdari”.

“Ju e dini që e gjithë nafta që është në Kosovë importohet. Ne jo vetëm që s’kemi burime të naftës, por ne nuk kemi as rafineri të naftës. Pra, ne as nuk përpunojmë naftë, përveçse nuk kemi naftë. Dhe në këtë mënyrë e marrim komplet koston e inflacionit në import. Çmimet e larta që janë jashtë, bëhen çmime ndoshta edhe më të larta këtu brenda. Ministrja Mimoza Kusari i ka vazhduar ato masat e ish-ministres Rozeta Hajdari dhe ajo është edhe në komunikim të vazhdueshëm me ekspertët”, tha Kurti.

“Bindja ime e fuqishme është që këto propozimet për heqje të TVSH-së e të akcizës nuk janë mirë të menduara dhe nuk bazohen në përvoja të suksesshme apo në dije ekonomike”, shtoi ai.

Kurti tha se “është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes, të mos i shërbejmë super profitit të ndokujt në vend se t’ua zbusim barrën qytetarëve”.

Ai tha se edhe SHBA-ja po e vuan koston e luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa tha se po të kishte Kosova një port detar, kostoja do të ishte më e përballueshme.

“Pra, të gjitha vendet e Evropës, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – shteti më i fuqishëm në botë – është duke e vuajtur koston e luftës që po zhvillohet në Iran e te Irani, në Ngushticën e Hormuzit dhe sikur ne të kishim port detar, e sikur ne të kishim një vend të madh grumbullimi të naftës, atëherë fluktuimet në tregjet botërore nuk do të përcilleshin kaq shpejt, siç është rasti tani”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit
30/03/2026 - 13:26

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar para Kuvendit të Kosovës, ku një numër protestuesish kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi
30/03/2026 - 13:22

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në emër të OVL UÇK-së, ka marrë fjalën para Kuvendit, ku po protestojnë për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit. Jashari...

Më shumëDetails

“Stop shtrembërimit të historisë”, Fillon protesta e OVL UÇK-së kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit

“Stop shtrembërimit të historisë”, Fillon protesta e OVL UÇK-së kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit
30/03/2026 - 13:18

Ka filkuar protesta e OVL UÇK-së, para Kuvendit të Kosovës, në reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” me autor Shkëlzen Gashin, e cila paraqiti në mënyrë të...

Më shumëDetails

Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregoj gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

Prokurori është duke trajtuar rastin e Gërvallës për mosdeklarim të pasurisë
30/03/2026 - 12:45

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se nuk ka “asnjë mendim dhe asnjë pritje” kur u pyet në një konferencë për media se çfarë vendimi pret...

Më shumëDetails

Gërvalla për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk kam pritje konkrete, Gjykata ta përfundojë procesin

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
30/03/2026 - 12:03

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka pritje konkrete nga vendimi i gjykatës në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, duke theksuar se i takon gjykatës...

Më shumëDetails

“Bisedë dy orëshe” – Kurti zbulon detajet e takimit me Macron në Paris

“Bisedë dy orëshe” – Kurti zbulon detajet e takimit me Macron në Paris
30/03/2026 - 11:38

Albin Kurti tha se takimi i tij me presidentin francez Emmanuel Macron ishte i fokusuar në fushat e mbrojtjes e sigurisë e të Lojërave Mesdhetare. Kryeministri tha sot...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti: Do t’i ftoj për takim kryetarët e opozitës, duhet të sigurojmë 85 deri në 86 vota për presidentin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë