Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar para Kuvendit të Kosovës, ku një numër protestuesish kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të depërtojnë më afër objektit të institucionit. Veteranët kanë nisur grumbullimin që në orët e para, në kuadër të thirrjes së OVL UÇK-së për të kundërshtuar ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Situata është tensionuar kur protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt hyrjes së Kuvendit, duke shtyrë forcat e rendit.
Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...
Më shumëDetails












