Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti po nbahet në pushtet nga paaftësia e opozitës

29/12/2025 - 15:35
në Opinione
A A
Kurti po nbahet në pushtet nga paaftësia e opozitës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa opozita kosovare të çlirohet nga hijet e së kaluarës, nga udhëheqësit e lodhur dhe shpesh mafiozë, nga retorika fetare dhe trashëgimia klanore, vendi do të mbetet i bllokuar midis kritikave ndaj qeverisë dhe mungesës totale të një alternative. Dhe kjo, ndoshta, është e keqja më e madhe politike që kemi përjetuar që nga shpallja e pavarësisë.

Fadil Sahiti

Rezultatet e zgjedhjeve vetëm sa konfirmuan diçka që një pjesë e madhe e elektoratit të Kosovës e ka ndier prej kohësh. Problemi kryesor i skenës politike në Kosovë nuk qëndron vetëm te qeveria aktuale apo te gabimet e Albin Kurtit. Problemi themelor politik në vendin tonë është paaftësia strukturore e opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Ky nuk është thjesht një problem figurash individuale; kjo është një krizë identiteti, vizioni dhe morali politik.

Nëse e shikojmë profilin e shumicës së udhëheqësve të opozitës, bëhet e qartë se kemi një riciklim të pafund të të njëjtave fytyra, të të njëjtave mentalitete, të të njëjtave praktika që kanë shoqëruar politikën që nga periudha e pasluftës deri më sot. Është politikisht e kotë dhe absurde t’u kërkosh qytetarëve besim të ri te figurat, besueshmëria e të cilave është shteruar për dekada. Të njëjtat figura kanë qenë pjesë e së njëjtës nomenklaturë politike, të cilën shumë e konsiderojnë përgjegjëse për stagnimin, varfërinë, mungesën e reformave dhe një krizë të gjatë besimi në institucione.

Si mund të quhet “alternativë” dikush që ka qenë pjesë integrale e politikës për më shumë se njëzet vjet, që ka mbajtur pozicione kyçe ministrore, dhe megjithatë sot nuk arrin të artikulojë një vizion të ri dhe të besueshëm për të ardhmen? Kanë një mungesë të theksuar të identitetit dhe integritetit politik dhe moral. Alternativa nuk ndërtohet me retorikë të vjetër në paketim të ri. Alternativa kërkon guxim për të thyer prangat e së kaluarës, për të pranuar përgjegjësinë dhe për të hapur rrugën për brezat e ardhshme. Dhe kjo nuk bëhet ndryshe përveçse me integritet, kompetencë dhe vetëdije historike. Përndryshe, bëhesh një relike politike, aktiv në skenën politike vetëm sepse je i besueshëm dhe mbahesh gjallë dhe aktiv nga struktura tradicionale e partisë.

Edhe aty ku opozita përpiqet të paraqitet me një imazh “akademik”, identiteti politik shpesh mungon. Të kesh diploma akademike është një vlerë personale, por kjo nuk mjafton për të udhëhequr një popull. Politika kërkon karakter publik, aftësinë për të ndërtuar një narrativë politike dhe për të mobilizuar shpresën. Kur dikush, pavarësisht diplomave të tij, nuk arrin të ndërtojë identitetin e vet dhe të lërë gjurmën e tij, një ide që e identifikon publikisht, atëherë ai ose ajo mbetet një figurë e zbehtë teknike, jo një udhëheqës frymëzues.

Ndërkohë, opozita kosovare vazhdon të mbështetet në trashëgimitë familjare dhe klanore, sikur politika të ishte një pronë e trashëguar. Kjo logjikë e bijve dhe bijave të nomenklaturave të vjetra nuk ka vend në një shoqëri që aspiron modernitetin, meritokracinë dhe barazinë e mundësive. Është e dukshme se opozita jonë ka humbur kontaktin me realitetin. Kosova e sotme ka një realitet politik, ekonomik dhe shoqëror që është krejtësisht i ndryshëm nga ai i elitave që ndërtuan karrierën e tyre në rrethana historike krejtësisht të ndryshme. Për të qenë relevant, nevojitet një lidhje e vërtetë me këtë kontekst, jo përmes mbiemrave të rëndë.

Ekziston një fenomen tjetër krejtësisht i dëmshëm në opozitën kosovare. Politikanët e Kosovës, disa prej tyre sigurisht, vazhdojnë të kenë një perceptim fetar të politikës dhe votuesve. Ata i shohin votuesit si myhybë; si besimtarë të verbër. Një qasje e tillë inkurajon tribalizmin politik, jo debatin demokratik. Kur elektorati trajtohet kështu, si një komunitet që duhet t’i bindet udhëheqësit pa e pyetur atë, atëherë politika pushon së qeni një shërbim publik dhe shndërrohet në një kult individësh. Kjo shuan kritikën, vitalitetin demokratik dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Në këtë konstelacion, Albin Kurti dhe VV fitojnë vota jo domosdoshmërisht sepse janë më të mirët, por sepse nuk ka askush më të mirë se ata. Ky është paradoksi. Qeveria e djeshme mund të ketë gabime, mangësi dhe kritika të shumta – dhe shumë prej tyre janë të drejta – por politika nuk funksionon në vakum. Pa një opozitë të fortë, të re dhe të besueshme, të aftë për të ndërtuar një narrativë moderne dhe një ofertë politike konkrete, qytetarët do të vazhdojnë të zgjedhin atë që duket si më e vogla nga dy të këqijat, jo domosdoshmërisht më e mira.

Si përfundim, rezultati i zgjedhjeve të djeshme nuk është thjesht një fitore për lëvizjen VV. Është më shumë se kaq; është një akuzë për stagnimin e opozitës, për mungesën e vizionit të saj politik dhe, besoj, për mungesën e guximit të saj politik. Derisa opozita kosovare të çlirohet nga hijet e së kaluarës, nga udhëheqësit e lodhur dhe shpesh mafiozë, nga retorika fetare dhe trashëgimia klanore, vendi do të mbetet i bllokuar midis kritikave ndaj qeverisë dhe mungesës totale të një alternative. Dhe kjo, ndoshta, është e keqja më e madhe politike që kemi përjetuar që nga shpallja e pavarësisë.

JU REKOMANDOJMË

Sfida e zgjedhjes së Presidentit

Sfida e zgjedhjes së Presidentit
03/03/2026 - 19:03

Shkruan: Halit Krasniqi Në këto pak orë që kanë mbetur për zgjedhjen e presidentit, nuk vërehet vullnet te asnjëri nga subjektet parlamentare për ta krijuar formulën e zgjidhjes....

Më shumëDetails

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari
24/02/2026 - 20:08

Shkruan: Mero Baze Albin Kurti po përpiqet të përdorë lavdinë e familjes Jashari në Kosovë për të hequr nga gara për president Vjosa Osmanin, duke kandiduar në mënyrë...

Më shumëDetails

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!
21/02/2026 - 13:52

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog Në sociologjinë e komunikimit politik, deklarata e Edi Rames, “Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror...

Më shumëDetails

Drejtësia Speciale

Drejtësia Speciale
19/02/2026 - 13:25

Armët nuk shkrepin vetvetiu. Ato shkrepen nga ata që kanë humbur shpresat. Shkruan: Oscar Arias Në fund të shekullit XX, në Kosovë shpërtheu një luftë e armatosur midis...

Më shumëDetails

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
31/01/2026 - 15:08

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA...

Më shumëDetails

Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/01/2026 - 11:02

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Përleshja me Mossin, Burim Pacolli jep detaje: “Bërtiste ‘nxirre hekrin’, por s’u afrua një me një”

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë