Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, i kërkohet zgjedhja e presidentit: Ju bëj thirrje të gjeni konsensusin e nevojshëm

02/10/2026 - 19:13
në Lajme
A A
Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, i kërkohet zgjedhja e presidentit: Ju bëj thirrje të gjeni konsensusin e nevojshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së dhe kryetar i Nënkomisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Kongresisti Lawler, një prej avokuesve më të zëshëm të Kosovës në Kongresin e ShBA-ve, duke e uruar Kryeministrin Kurti për mandatin e katërt në krye të Qeverisë, theksoi rëndësinë e kthimit të të gjithë akterëve politikë në negociata, në mirëbesim, për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve.

Ai ritheksoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se “një hap i tillë do të ishte vendimtar jo vetëm për sigurinë afatgjate të Kosovës, por edhe për ruajtjen e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor”.

“Pjesërisht si rezultat i punës suaj drejt anëtarësimit në NATO, unë shoh se Kosova është në rrugën e duhur për t’u bërë një demokraci e fortë, me rritje solide ekonomike dhe prosperitet të përbashkët. Stabiliteti qeveritar është çelësi. Andaj, shpresoj që vendi juaj të jetë i suksesshëm në zgjedhjen e presidentit të ri në javët në vijim, për të parandaluar një raund të ri zgjedhjesh parlamentare – për herë të katërt në më pak se dy vjet”, shkroi ai.

Tutje në letrën e tij, kongresisti Lawler theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit ndërmjet partive politike, posaçërisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 16 shtator.

“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë akterët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler.

JU REKOMANDOJMË

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani
02/10/2026 - 19:03

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit që zhvilloi pasdite me kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, në takim është biseduar për procesin në...

Më shumëDetails

Dy orë nga fillimi i takimit – A do prodhojnë rezultate diskutimet mes Kurtit e Hamzës për Specialen e Presidentin

Dy orë nga fillimi i takimit – A do prodhojnë rezultate diskutimet mes Kurtit e Hamzës për Specialen e Presidentin
02/10/2026 - 18:46

Rreth dy orë kanë kaluar tashmë, qe nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në takimin që po...

Më shumëDetails

Bajrami reagon pas shkarkimit të Isufajt: Alarm për drejtësinë dhe për shtetin

Bajrami reagon pas shkarkimit të Isufajt: Alarm për drejtësinë dhe për shtetin
02/10/2026 - 18:31

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për largimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Bajrami e...

Më shumëDetails

Driton Selmanaj ‘godet’ Vjosa Osmanin, pas shkarkimit të Blerim Isufajt

Driton Selmanaj ‘godet’ Vjosa Osmanin, pas shkarkimit të Blerim Isufajt
02/10/2026 - 18:13

Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj e ka ‘goditur’ ish- presidenten Vjosa Osmani për shkarkimin e Blerim Isufajt, nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. “Vjosa Osmani, katër vite...

Më shumëDetails

Pas shkarkimit, KPK thotë se Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale

Pas shkarkimit, KPK thotë se Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale
02/10/2026 - 18:05

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka shkarkuar Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke thënë se deri te vendimi erdhi pasi u vlerësuan...

Më shumëDetails

Haradinaj reagon për shkarkimin e Isufajt: Po i vjen erë e keqe, kundërmimi nisi në Kuvend kur Kurti e sulmonte

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
02/10/2026 - 17:53

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Haradinaj tha se “po i vjen erë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1526 Shpërndaje
    Shpërndaje 610 Tweet 382
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    408 Shpërndaje
    Shpërndaje 163 Tweet 102
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    381 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    463 Shpërndaje
    Shpërndaje 185 Tweet 116
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë