Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë

23/05/2026 - 16:31
në Lajme
A A
Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Do t’i kemi 20 stadiume të ndërtuara ose të renovuara”, ishte zotimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të fundit në një televizion nacional në vend, nëse i jepet mundësia për të qeverisur edhe për një mandat.

Të njëjtin premtim e kishte dhënë edhe në janar të këtij viti gjatë një paneli diskutimi në Davos të Zvicrës, sikurse edhe në mars të vitit 2025.

Megjithatë Kurti, në intervistën e fundit, “harroi” të përmendte se këto stadiume pritet të realizohen në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Për 6 vjet, asnjë stadium i ri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për LMP 2030.

Por, siç thekson njohësi i sportit, Ardian Llumnica, premtimi për ndërtimin e 20 stadiumeve është i vështirë për t’u realizuar pasi për 6 vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë stadium i ri.

“Premtimi për ndërtimin e 20 stadiumeve për 4 vitet e ardhshme, kur për 6 vitet e shkuara nuk është ndërtuar asnjë, është absurd. Do të besoja sikur nga viti 2020 deri në vitin 2026 do të ndërtoheshin, por fatkeqësisht në këtë periudhë nuk është filluar e përfunduar asnjë stadium i ri e asnjë palestër e re”, ka thënë ai për Klankosova.tv.

Llumnica shton se ndërtimi i një stadiumi modern merr rreth dy vite kohë dhe shembulli i stadiumit “Air Albania” në Tiranë tregon se gjithçka është e mundur me plan konkret dhe operator të angazhuar.

Ai thekson se Stadiumi Kombëtar në Prishtinë nuk ka filluar ende ndërtimin.

“Ndërtimi i një stadiumi modern merr rreth dy vite kohë. Nëse ka plan konkret dhe operator që i merr përsipër, ai mund të përfundojë brenda afatit. Stadiumi i Tiranës, ‘Air Albania’, ka marrë aq kohë; madje është demoluar ish-stadiumi Qemal Stafa dhe në të njëjtin vend është ndërtuar stadiumi i ri, Kombëtar. Kur jemi te Stadiumi Kombëtar, ai për 6 vite jo që nuk është ndërtuar, por as nuk ka filluar. Jo vetëm që nuk ka filluar, por nuk dihet as se ku do të fillojë të ndërtohet. Këto janë fakte”, deklaroi profesori Llumnica.

Ai tha se si ish-sportist, trajner dhe profesor, do të donte që sot të kishim infrastrukturë sportive solide dhe moderne.

Derisa shton se Stadiumi Kombëtar mund të ndërtohet edhe në qendër të Prishtinës, ku aktualisht është edhe stadiumi “Fadil Vokrri”.

Por nënvizon se paraprakisht do të duhet të jetë i gatshëm stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ose një në Gjakovë ose Drenas.

“Stadiumi Kombëtar mund të ndërtohet edhe në vendin ku aktualisht është Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, në qendër. Ka hapësirë të mjaftueshme dhe pa probleme; mund të bëhet i tipit si ai në Tiranë, me hapësira për hoteleri dhe gastronomi që e mbajnë veten. Por para se të ndërtohet aty, duhet të lëshohet Stadiumi ‘Adem Jashari’, ose të ndërtohet në Gjakovë ose Drenas, sepse stadiumi në Prishtinë është i vetmi aktualisht i certifikuar sipas kategorisë për ndeshje ndërkombëtar”, tha Llumnica.

Për sa stadiume ka nevojë Kosova?

Sipas Llumnicës, Kosova ka nevojë për 7 stadiume rajonale të kategorisë së 4-të, ndërsa stadiumet e tjera mund të jenë më të vogla për ndeshje vendore.

“Kosova ka nevojë për 7 stadiume rajonale të kategorisë së 4-të, pasi futbolli është i ndarë në 7 rajone ose kryeqendra. Ato duhet të jenë stadiume simpatike që plotësojnë kushtet dhe kanë infrastrukturë përcjellëse. Stadiumet në qytetet tjera nuk kanë nevojë për kapacitet të madh, pasi kryesisht janë për ndeshje vendore. Ato duhet të kenë rreth 5,000 ulëse dhe kushte standarde për tifozë, media dhe funksione të tjera. Disa stadiume kanë nevojë për rinovim, disa të tjera për ndërtim të ri ose zgjerim kapaciteti”, deklaroi ish-sportisti.

Projekti i stadiumit në Gjilan, i bllokuar tash 7 vite

Projekti për ndërtimin e stadiumit në Gjilan, i cili në letër ka nisur që në vitin 2017, ka përjetuar ndër vite vonesa, pezullime dhe anulime të tenderëve. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 15 milionë euro, por punimet nuk kanë përfunduar deri tani.

Në shtator 2023, ish-ministri Hajrulla Çeku premtoi se projekti ishte gati dhe buxheti i siguruar, ndërsa u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Sportit. Megjithatë, procedurat nuk përfunduan, siç raportoi Kiks Kosova.

Në mars 2024, procesi u kthye në ritenderim nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, dhe më 6 qershor 2024 u pezullua sërish për shkak të ankesave nga operatorët ekonomikë. Agonia e projektit duket se nuk ka marrë fund, ndërsa ndërtimi i stadiumit mbetet ende pezull.

Për këtë, Llumnica thotë se shpreson që ky stadium të ndërtohet sa më parë, pasi qyteti ka dy klube të mëdha që janë pjesë e Superligës.

“Stadiumi i Gjilanit është bërë bozë. Aty 4 vite i ka marrë vetëm procedura e tenderimit, disa herë është anuluar. Uroj që të kryhet shpejt, sepse qyteti e meriton; ka dy klube të respektuara në Superligë dhe tifozë fantastikë”, tha ai.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në lidhje me gjendjen aktuale të ndërtimit të këtij stadiumi në drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, por ende nuk ka pranuar një përgjigje.

Kosovës i është besuar organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), kishte votuar pro kandidaturës Prishtina 2030.

55 vota pro, 8 kundër dhe tri vota të pavlefshme ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës.

Siç nënvizon Llumnica, ky besim i dhënë është një arsye shtesë që duhet të përshpejtohet ndërtimi dhe rinovimi i infrastrukturës sportive.

Siç thotë ai, KO Ndërkombëtar, duke parë infrastrukturën, zëvendësuan futbollin me futsal.

“Lojërat Mesdhetare janë një arsye shtesë që duhet të përshpejtojmë ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës sportive, pasi futbolli si sporti më masiv në Kosovë është përjashtuar nga programi i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Organizatorët dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kanë zëvendësuar futbollin me futsal, që luhet në palestra, sepse palestrat aktuale kryesisht do të rinovohen. Ky është një sinjal i qartë që situata është analizuar dhe është vlerësuar ritmi ynë se a mund t’i bëjmë apo jo”, tha ish-futbollisti, Ardian Llumnica.

Gjatë ditës së sotme është marrë vendim që gjatë këtyre lojërave, Qendra e Studentëve në Prishtinë të transformohet në “Fshatin e Atletëve”, që do të thotë se pritet të zgjerohet dhe të rinovohet në kuadër të këtyre përgatitjeve.

Projekti, në bashkëpunim me Agjencinë Franceze për Zhvillim, pritet sjellë rritjen e kapaciteteve në 4500 shtretër, rinovimin e konvikteve, mensës dhe palestrës “1 Tetori”, si dhe ndërtimin e objekteve të reja dhe një pishine gjysmë-olimpike.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë