Kryeministri thuhet se e uroi për detyrën e re, duke vlerësuar kontributin e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rolin gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në jetën politike e shoqërore të vendit. Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e arsimit, barazisë së mundësive dhe fuqizimit të grave në politikë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Kryeministri vlerësoi angazhimin e znj. Osmani dhe rrugëtimin e saj si shembull frymëzues për të rinjtë dhe për komunitetin shqiptar në diasporë.












