Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pret Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale

25/06/2025 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pret Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Kurti vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në proceset integruese të vendit. Ai veçoi mbështetjen aktive të Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si një shembull i këtij angazhimi.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si: mbrojtja dhe siguria, energjia dhe teknologjia e informacionit. Gjithashtu, në takim u trajtuan edhe çështje rajonale dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Kurti falënderoi Norvegjinë për rolin e saj në arritjen e Marrëveshjes Tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të Shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë (EFTA), e cila pritet të hapë mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe zgjerimin e raporteve tregtare të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin: Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza
Lajme

“Çka po ndodh në Drenas? – Pse janë gjithë këto kandidatura?”, Memli Krasniqi flet për telashet në degën e PDK-së atje

25/06/2025 - 23:05
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë
Lajme

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

25/06/2025 - 22:46
Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran
Lajme

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

25/06/2025 - 22:15
Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun
Lajme

Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun

25/06/2025 - 22:10
“Diskriminimi më i egër institucional”, Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit
Lajme

A e kishe votu Limajn? Memli Krasniqi: Nashta e nxjerrë dikë që mund ta votojë Haradinaj

25/06/2025 - 21:58
Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Lajme

Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

25/06/2025 - 21:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • VV me emër tjetër për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • CNN mori vesh nga inteligjenca se s’u shkatërrua potenciali bërthamor i Iranit, i dërguari i Trump: Tradhti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë