Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë

22/11/2024 - 22:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qeveria ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se gjatë mandatit afro katër vjeçar shumë xhami të Kosovës janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, “si rezultat i restaurimeve profesionale”.

“Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë. Puna jonë ka qenë e përditshme, sistematike. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Për të vazhduar pastaj me mandatin tjetër. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri mes tjerash ka shkruar se në shumë asete islame punimet kanë përfunduar ose janë në zbatim, ndërsa në shumë të tjera po hartohen projektet dhe zhvillohen procedurat e prokurimit.

“Investimet tona për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalen as viteve në vijim. Kemi ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për përfundimin e punimeve nga TIKA në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, pas më shumë se një dekadë stagnim e degradim. Me kujdes të shtuar profesional po vazhdojnë punimet e fazës së dytë restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, ku investimi kap vlerën 500 mijë euro. Me ndërmarrjen e masave emergjente kemi ndalur degradimin e mëtejmë të Xhamisë së Mazhiqit në Mitrovicë, ndërsa kemi ndarë 500 mijë euro në buxhetin e ri për fazat pasuese” ka thënë ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë

Puna jonë ka qenë e përditshme, sistematike. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Për të vazhduar pastaj me mandatin tjetër. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet.

Në shumë asete islame punimet kanë përfunduar ose janë në zbatim, ndërsa në shumë të tjera po hartohen projektet dhe zhvillohen procedurat e prokurimit. Investimet tona për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalen as viteve në vijim.

Kemi ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për përfundimin e punimeve nga TIKA në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, pas më shumë se një dekadë stagnim e degradim. Me kujdes të shtuar profesional po vazhdojnë punimet e fazës së dytë restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, ku investimi kap vlerën 500 mijë euro. Me ndërmarrjen e masave emergjente kemi ndalur degradimin e mëtejmë të Xhamisë së Mazhiqit në Mitrovicë, ndërsa kemi ndarë 500 mijë euro në buxhetin e ri për fazat pasuese.

🔹Ndërhyrjet restauruese kanë përfunduar te:
– Xhamia e Mulla Idris Gjilanit në Dunav të Gjilanit
– Xhamia e Drenocit në Deçan
– Hamami i qytetit në Mitrovicë
– Teqeja e Sheh Litës në Gjakovë
– Teqeja e Sheh Banit në Gjakovë
– Xhamia e Osman Efendisë në Novobërdë
– Tyrbeja e Osman Efendisë në Novobërdë.

🔹Ndërhyrjet emergjente si fazë që i paraprinë restaurimit të plotë:
– Xhamia e Velekincës në Gjilan
– Xhamia e Llovcës në Gjilan
– Xhamia e Gërmovës në Viti
– Xhamia e Vryqecit në Kamenicë
– Xhamia e Carrabregut në Deçan
– Xhamia e Gazi Mehmed Pashës në Leshan të Suharekës.

🔹Aktualisht po zhvillohen punimet e restaurimit te Xhamia e Trubohovcit në Istog dhe Xhamia e Meshinës në Kamenicë, ndërsa në procedurë të prokurimit për realizimin e punimeve janë projektet për:
– Xhaminë Mesxhid në Prizren
– Xhaminë e Qokut në Junik
– Xhaminë e Firajës në Shtërpcë
– Xhaminë e Prapashticës në Prishtinë.

🔹Jemi në fazën e fundit të miratimit të projekteve të restaurimit për:
– Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë
– Xhaminë e Burojës në Skënderaj
– Xhaminë e Orllanit në Podujevë
– Xhaminë e madhe në Ferizaj.

Për të gjitha ndërhyrjet në fazë projektimi është ndarë buxheti i nevojshëm dhe punimet pritet të nisin në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA, muajve në vijim do të nisim edhe restaurimin e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh
Kryesore

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

04/07/2025 - 23:13
Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë
Lajme

Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë

04/07/2025 - 23:03
Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit
Lajme

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

04/07/2025 - 22:50
Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump
Lajme

Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

04/07/2025 - 22:48
‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti
Lajme

‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti

04/07/2025 - 22:39
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

04/07/2025 - 22:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë