Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: S’ka problem ndëretnik me serbët, ka vetëm barrierë gjuhësore, gjithnjë e më pak shqiptarë që flasin serbisht

05/08/2024 - 17:34
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: S’ka problem ndëretnik me serbët, ka vetëm barrierë gjuhësore, gjithnjë e më pak shqiptarë që flasin serbisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, u pyet në Shkup për një deklaratë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoiljkoviq që u citua të ketë thënë se serbët po terrorizohen nga Qeveria e Kosovës.

Kurti, në konferencën e përbashkët për media pas takimit me kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski, u shpreh i painformuar për këtë deklaratë, por tregoi të drejtat që i gëzojnë serbët.

“Nuk e paskam lexuas as dëgjuar këtë deklaratë. Vetëm ajo çfarë mund të them është që është e vërtetë që nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët njëmend janë rreth 93%, por ne i kemi rreth 4% serbë, përveçse kemi pakica të tjera, boshnjakë, turqë, ashkali, egjiptianë, romë. Kemi edhe pak kroatë e malazezë dhe me të gjithë bashkëpunoj”, tha Kurti.

Pasi përmendi ulëset në Kuvend dhe të drejtat tjera, ai tha se në Kosovë s’ka problem ndëretnik. Por tha se është “një barrierë gjuhësore”.

“Kemi sfidë që na vjen nga fqinji ynë verior. Nuk mund të them që ka në Kosovë problem ndëretnik. Ka barrierë gjuhësore, sepse me kalimin e viteve në këtë shekull gjithnjë e më pak shqiptarë dinë të flasin serbisht, ndërkohë që brezi im është ndër të fundit që e ka mësuar në shkollë serbo-kroatishten. Pra, ka një barrierë gjuhësore, por unë nuk do të thosha që ka hendeqe ndëretnike”, tha Kurti.

Me serbët, ai tha se “bashkëpunojmë mirë”.

JU REKOMANDOJMË

Musliu kërkon llogaridhënie nga Qeveria përballë zhvillimeve të Speciales: Ku janë institucionet e Kosovës?
Lajme

Musliu kërkon llogaridhënie nga Qeveria përballë zhvillimeve të Speciales: Ku janë institucionet e Kosovës?

16/07/2025 - 10:13
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Kryesore

Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK

16/07/2025 - 10:11
Nis seanca për vendimin për mocionin e mbrojtjes, ish-krerët e UÇK-së prezent në sallë
Kryesore

Nis seanca për vendimin për mocionin e mbrojtjes, ish-krerët e UÇK-së prezent në sallë

16/07/2025 - 10:05
KQZ sot mban mbledhje, kjo është tema e rëndësishme e diskutimit
Lajme

KQZ sot mban mbledhje, kjo është tema e rëndësishme e diskutimit

16/07/2025 - 10:01
Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit
Kryesore

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit

16/07/2025 - 09:55
LAJMI I FUNDIT: Bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit

16/07/2025 - 09:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë